Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Presidenti Vladimir Putin nuk do të mbajë konferencën e tij vjetore për shtyp të fundvitit këtë vit.
“Nuk do të ketë konferencë për shtyp para vitit të ri.” tha Peskov.
Peskov nuk dha një arsye për thyerjen e traditës, por tha se presidenti rus foli rregullisht me shtypin, duke përfshirë edhe vizitat e huaja.
Prapaskenat “e frikshme” të Kremlinit/ Putin do operohet së shpejti, familja e tij do shpërngulet drejt një bunkeri sekret
Do të jetë hera e parë që Putin nuk ka mbajtur mbledhjen maratonë të shtypit në një dekadë, vitin e kaluar, ai foli për më shumë se katër orë.
Së fundmi janë ngritur shumë dyshime në lidhje me shëndeti ne presidentit rus, dhe kjo dyshohet se është arsyeja e këtij vendimi të paprecedentë.


