• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“UNË ISHA I KATËRTI…”/ Detaje nga masakra me 3 të vrarë dhe 4 të plagosur në Romë
Home
Botë

“UNË ISHA I KATËRTI…”/ Detaje nga masakra me 3 të vrarë dhe 4 të plagosur në Romë

12 December, 2022 s.autor Botë

Autoritetet italiane kanë arrestuar Claudio Campiti-n, për masakrën e trefishtë të ndodhur të dielën në një lokal në Romë. Viktimë nga ngjarja e rëndë mbetën 3 gra, ndërsa 4 persona të tjerë u plagosën rëndë. Bëhet fjalë për 2 gra dhe 2 burra, (të moshave 80 dhe 50 vjeçe, 67 dhe 65 vjeç), të cilët ndodhen në spital. Sipas asaj që shkruan agjencia e lajmeve ANSA, pas ngjarjes së rëndë dyshohet se fshihen konfliktet për pronën.

Vendi ku ndodhi ngjarja ishte rezervuar për të organizuar mbledhjen nga Konsorciumi Valleverde, një organizatë një menaxhon vilat në zonën e liqenit të Turanos, që përdoren si shtëpi të dyta nga anëtarët e konsorciumit.

Autori i dyshuar i ngjarjes, nxori pistoletën dhe qëlloi për vdekje Sabina Sperandio, Elisabetta Silenzi dhe Nicoletta Golisano. Kjo e fundit mësohet se ishte mikeshë e kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.

57-vjeçarit, përveç armës së krimit iu gjetën edhe 170 fishekë, ashtu sikurse edhe një tjetër karikator. Ai mësohet se qëlloi të paktën 7-8 herë. Në momentin kur ndodhi ngjarja Claudio Campiti kishte me vete pasaportën, disa veshje dhe 6 mijë euro kesh. Dyshimet janë se pas krimit ai planifikonte të arratisej.

Dëshmitë

“Iu hodha përsipër dhe e bllokova”. Kështu mësohet të ketë rrëfyer 67-vjeçari i cili arriti të neutralizojë Claudio Campiti-n.

Nga spitali ku po merr ndihmë mjekësore pasi mbeti i plagosur, duke kujtuar momentet dramatike të të shtënave, ai kujtoi: “Qëlloi herën e parë, më pas të dytën, duke vrarë personin e dytë. Më pas qëlloi gruan e tretë. Unë isha i katërti, por ndërhyra”.

“Hyri në sallë, mbylli derën dhe nisi të ulërinte, do ju vras të gjithëve, e nisi të qëllojë”, tregoi një dëshmitar që ishte prezent.

“Provova me iu hedh sipër, por të tjetër ishin hedhur para meje. Kishte bllokuar derën kështu që u desh pak për të nxjerrë jashtë njerëzit. Nëse nuk do kishte qenë për ne, do të kishte qenë një masakër e vërtetë. Kishte 2 karikatorë të tjerë me vete dhe fishekë të tjerë. Pashë një vajzë krah meje që u qëllua dhe vdiq”, tregoi një tjetër dëshmitar.

“Ishte një anëtar i konsorciumit, i njohur nga të gjithë dhe në të shkuarën kishte bërë kërcënime verbale”, shton një tjetër dëshmitar për ANSA-n. Sipas tij, Claudio Campiti qëlloi në drejtim të administratës së konsorciumit.

“Mirë se vini në ferr. Në këtë shtet Kodi Penal shkon në tualet. Të bësh denoncim është kohë e humbur, janë të gjithë hajdutë”. Kështu shkruan Campiti në blogun e tij, dedikuar Kosorciumit Valleverde. Portimi mban datën e 2 Nëntor 2021. Në të ka një listë shumë të gjatë akuzash për anëtarët e tjerë të konsorciumit, pretendime për përfshirje të “mafias” dhe fjali si “Po më mbajnë pa ndriçim publik dhe dihet që në errësirë sheh më pak dhe mund të qëllosh në qetësi”.

Mbi 57-vjeçarin rëndojnë të paktën 2 akuza të rënda, vrasje me paramendim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH MREKULLIA/ Falë terapisë së re 13-vjeçarja mund kancerin
Previous article PARTNERITETI MOSKË-TEHERAN/ Shtëpia e Bardhë e shqetësuar: Qindra dronë të Iranit po përdoren nga rusët për të vrarë ukrainas të pafajshëm

s.autor

Postime të ngjashme

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit Botë

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit

ISH-KRITIK I TRUMP DHE MË PAS MBËSHTETËS I TIJ/ Ndërron jetë senatori amerikan Botë

ISH-KRITIK I TRUMP DHE MË PAS MBËSHTETËS I TIJ/ Ndërron jetë senatori amerikan

PËRSHKALLËZOHET KONFLIKTI/ SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit Botë

PËRSHKALLËZOHET KONFLIKTI/ SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT