• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARTNERITETI MOSKË-TEHERAN/ Shtëpia e Bardhë e shqetësuar: Qindra dronë të Iranit po përdoren nga rusët për të vrarë ukrainas të pafajshëm
Home
Botë

PARTNERITETI MOSKË-TEHERAN/ Shtëpia e Bardhë e shqetësuar: Qindra dronë të Iranit po përdoren nga rusët për të vrarë ukrainas të pafajshëm

12 December, 2022 s.autor Botë

Shtëpia e Bardhë ka reaguar më shqetësim për rritjen e partneritetit mes Iranit dhe Rusisë. SHBA ka thënë se do të punojë për të bërë të mundur ndërprerjen e shkëmbimit të armëve mes vendeve.

“Ky është një partneritet i plotë i mbrojtjes që është i dëmshëm për Ukrainën, për fqinjët e Iranit dhe sinqerisht për komunitetin ndërkombëtar,” tha John Kirby, koordinatori i komunikimit strategjik në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Më tej Kirby shtoi se SHBA po vendos sanksione të reja ndaj tri subjekteve ruse të përfshira në blerjen dhe përdorimin e dronëve rusë. Gjithashtu SHBA autorizoi një shtesë prej 275 mln dollarësh  në ndihmë ushtarake për Ukrainën. Ndër të tjera theksoi se qindra dronë që Irani po i ofron Rusisë po përdoren për të vrarë ukrainas të pafajshëm dhe për të shkatërruar infrastrukturën civile.

“Irani po i ofron Rusisë një nivel të paprecedentë , mbështetje ushtarake dhe teknike, në këmbim, Rusia po kërkon të bashkëpunojë me Iranin për zhvillimin e armëve dhe komponentët e avancuar ushtarakë. Duket se mund t’i sigurojë Teheranit helikopterë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore së bashku me pilotët e trajnimit në Rusi.

 

 

Së fundmi bëri me dije se SHBA ka paralajmëruar vendet e tjera të Lindjes së Mesme se aleanca mund të përbëjë një kërcënim për rajonin e tyre dhe tha se SHBA do të “bashkojë vendet me të njëjtin mendim” për të diskutuar bashkëpunimin Iran-Rusi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UNË ISHA I KATËRTI..."/ Detaje nga masakra me 3 të vrarë dhe 4 të plagosur në Romë
Previous article PAMJET/ Avionit i këputet një nga rrotat sapo niset nga Italia, përfundon në një vresht me rrush

s.autor

Postime të ngjashme

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit Botë

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit

ISH-KRITIK I TRUMP DHE MË PAS MBËSHTETËS I TIJ/ Ndërron jetë senatori amerikan Botë

ISH-KRITIK I TRUMP DHE MË PAS MBËSHTETËS I TIJ/ Ndërron jetë senatori amerikan

PËRSHKALLËZOHET KONFLIKTI/ SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit Botë

PËRSHKALLËZOHET KONFLIKTI/ SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT