• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RESHJET/ Rreth 410 ha tokë nën ujë në qarkun e Lezhës, ja kuotat e lumenjve Drin e Gjadër
Home
Aktualitet
Kronikë

RESHJET/ Rreth 410 ha tokë nën ujë në qarkun e Lezhës, ja kuotat e lumenjve Drin e Gjadër

12 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në Qarkun Lezhe mëngjesin e sotëm janë regjistruar rreth 410 hektarë tokë nën ujë për shkak të reshjeve.

Në territorin e qarkut kemi pasur mesatarisht rreth 30 mm reshje në Bashkinë Lezhë. Në Njësitë Administrative Blinisht dhe Dajç ujë është tërhequr dhe nuk kemi sipërfaqe të përmbytur.

Në Njësinë Administrative Zejmen deri në këto momente janë te përmbytura rreth 30ha, në Tresh.

Në Nj.Adm Balldren deri tani raportohen rreth 200 ha tokë të përmbytur në njësinë administrative Balldren, ish-Këneta e Torovicës.

Në hidrovorin Balldre kuota -1.8 m nga – 1.5 kuotë kritike. Në hidrovorin Tale kuota -0.7 m nga -1.0 kuota kritike.

Në Bashkinë Kurbin
Nga informacionet e mbledhura sot në mëngjes, si dhe nga monitorimi i situatës në terren, ju informojmë se situata sot në territorin e Kurbinit është e qetë. Sasia e reshjeve të rëna nga ora 5 e mbrëmjes se djeshme e deri sot në orën 7 është rreth 45 mm, por që nuk ka shkaktuar problematika. Hidrovorët janë në punë me kapacitet të plotë dhe furnizimi me energji ka qenë normal. Niveli i ujërave, kryesisht në KUL, ka qenë në ulje, duke bërë kështu minimizimin e riskut për të dalë jashtë argjinaturës. Edhe uji, i pranishëm në oborret e familjeve të prekura dje, është tërhequr duke sjelle kështu normalizimin e situatës.

Që prej ditës së djeshme, në gjithë pikat e rrezikut, vazhdojnë punën për pastrimin e kanaleve dhe përforcimin e pikave të dobëta të argjinaturave, 6 mjete të rënda, 3 të Bordit të Kullimit dhe 3 të Bashkisë Kurbin. Shkarkimi i bërë nga hidrocentrali i Ulzës dhe Shkopetit, pavarësisht sasisë së reshjeve të rëna, nuk shkaktoi fryrje të rrezikshme të lumit Mat. Situata aktuale vijon të jetë e qetë.

Në zonën Kurbin ka probleme në KUL Mamurras dhe KUL Kurbin me kuotat e larta dhe dalje e ujit në anën e sipërme të tyre në fshatin Gjormë dhe në Shullaz. Ka rreth 210 ha tokë bujqësore të përmbytura në ish-këneten Gjonëm e cila kullon nëpërmjet hidrovorit Shllinza. Në hidrovorin Shllinza kuota -0.35 m nga -0.5 m, që është kuota kritike. Në hidrovorin Drojë kuota +0.1 m nga 0.00 m kuota kritike nuk ka sipërfaqe të përmbytura, në pjesën që kullon nëpërmjet këtij hidrovori.

Në bashkinë Mirditë
Pas komunikimit me kryetarët e Njësive Administrative Mirdite nuk raportojnë problematika.

Në fshatin Lgjin, Nj.A Orosh ka prezencë dheu në rrugë, fadromat e bashkisë janë në vendngjarje dhe po punojnë për kthimin në normalitet të rrugës.

Si qark janë rreth 410 ha tokë nën ujë, kurse në oborret e banesave ujë është tërhequr.

Kuotat e lumenjve
Kuota e lumit Drin +1.05 m nga +2 .0 kuota kritike. Lumenjtë Mat dhe Gjadër nuk kanë kuota të larta për t’u shqetësuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BRITANIA NIS DEPORTIMIN E SHQIPTARËVE/ Mbërrijnë sot 11 të parët, mes tyre i dënuari me 26 vite burg
Previous article SHKURTE GASHI SHTATZËNË PËR HERË TË DYTË? Reperi i njohur i zbulon sekretin

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT