• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BRITANIA NIS DEPORTIMIN E SHQIPTARËVE/ Mbërrijnë sot 11 të parët, mes tyre i dënuari me 26 vite burg
Home
Breaking News

BRITANIA NIS DEPORTIMIN E SHQIPTARËVE/ Mbërrijnë sot 11 të parët, mes tyre i dënuari me 26 vite burg

12 December, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Britania e Madhe ka deportuar ditën e sotme në Tiranë 11 shqiptarë, mes tyre të dënuar me disa vite burg dhe emigrantë të paligjshëm.

Sipas Daily Mail, grupi i shqiptarëve shoqërohej në avion nga 30 britanikë, të cilët ishin vendosur nga autoritetet vendase për tu siguruar që të depërtuarit të mos arratiseshin kur të mbërrinin në Shqipëri.

Në këtë fluturim, ishte edhe një person, i dënuar me mbi 26 vjet burg, pasi akuzohej për krime të ndryshme në fushën e drogës. ndërsa të tjerët ishin persona të cilët kishin kaluar kanalin e “La Manshit” në mënyrë ilegale.

Në mbërritje në aeroportin e Rinasit, ata u morën me një autobus nga Policia e Shtetit, ku iu morën shenjat e gishtave dhe më pas dokumentet e identifikimit.

Atyre iu vendos edhe ekspulsi 3-vjeçar në drejtim të zonave të Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen.

Kujtojmë se në datën 1 dhjetor u bë një tjetër udhëtim nga Britania e Madhe në drejtim të Tiranës, ku u depërtuan 26 shtetas shqiptarë. Mes tyre ishte edhe shtetasi Jorgen Bami, i dënuar me 27 muaj burg, pasi u kap në një fermë kanabisi me 250 rrënjë, me vlerë 147 mijë paund.

Po ashtu, pjesë e grupit të parë ishte edhe Arben Rekaj, 25 vjeç, i cili është shpallur fajtor këtë vit për kultivimin e 99 rrënjëve kanabis, që kapte një vlerë prej 48 mijë paundësh.

Një tjetër shqiptar ishte edhe Aurel Hoxha, 31 vjeç, “koka” e një ferme kanabisi në Bradford. Ai u dënua me 22 muaj burg në korrik të këtij viti, ndërsa rezultonte i dënuar për të njëjtën vepër penale edhe herë të tjera, në zona të ndryshme të veriut të Anglisë.

Në muajin tetor të këtij viti u krye një tjetër udhëtim nga Britania e Madhe në Shqipëri, ku u sollën në Tiranë 120 shqiptarë të dënuar për krime të ndryshme.

Sipas shifrave të Ministrisë së Brendshme britanike, rezulton se këtë vit shtetasit shqiptarë mbajnë rekordin e shtetasve të huaj që kryejnë vepra penale në këtë shtet, duke kapur shifrën e 3467 personave, të dënuar në Angli për krime të dhunshme.

Për autoritetet britanike mbetet shqetësim primar trafiku me gomone i shqiptarëve nëpërmjet kanalit të “La Manshit”, të cilët këtë vit kanë thyer rekordet e shtetasve të huaj që hyjnë në territorin britanik ilegalisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABISNIN BANESA/ Goditet banda e kriminelëve në Itali, arrestohen dy shqiptarë
Previous article RESHJET/ Rreth 410 ha tokë nën ujë në qarkun e Lezhës, ja kuotat e lumenjve Drin e Gjadër

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT