Tre gra, mes tyre një mikeshë të kryeministres të Italisë, u vranë kur një burrë hapi zjarr në një kafene në Romë, duke plagosur katër persona të tjerë, raporton BBC.
Roberto Gualtieri, kryebashkiaku i Romës, e përshkroi ngjarjen si një “episod të rëndë dhune” dhe tha se do të merrte pjesë në një takim urgjent të hënën.
Një i dyshuar, 57 vjeç, është në paraburgim për ngjarjen. Ai ka një histori mosmarrëveshjesh me disa nga bordi i komitetit, thonë raportet.
Luciana Ciorba, nënkryetarja e komitetit, ishte në kafenenë në lagjen Fidene, raporton gazeta italiane La Repubblica.
Ajo tha se personi i armatosur kishte hyrë në lokal të dielën duke bërtitur “Unë do t’ju vras të gjithëve” përpara se të përdorte pistoletën e tij.
Nga personat e plagosur, që besohet se janë dy gra dhe dy burra, njëri mbetet në gjendje të rëndë.
Nicoletta Golisano, një nga gratë e vrara është edhe mikesha e kryeministres Meloni. Emrat e grave të tjera të vdekura janë Elisabetta Silenzi dhe Sabina Sperandio.
“Nicoletta ishte një nënë mbrojtëse, një shoqe e sinqertë dhe e matur, një grua e fortë dhe e brishtë në të njëjtën kohë. Por mbi të gjitha ajo ishte një profesioniste me një ndjenjë detyre të jashtëzakonshme… Nikoletta ishte shoqja ime”.
“Nuk është e drejtë të vdesësh kështu”, shtoi ajo. “Nicoletta ishte e lumtur dhe e bukur me fustanin e kuq që bleu për festën e ditëlindjes së saj të 50-të disa javë më parë. Për mua ajo do të jetë gjithmonë e bukur dhe e lumtur kështu”, mbyll postimin e saj Meloni.


