• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR KORRUPSIONIT/ Nuk është rastësi, si ranë autoritetet belge në ‘gjurmët’ e Eurodeputetes Eva Kaili
Home
Nderkombetare

DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR KORRUPSIONIT/ Nuk është rastësi, si ranë autoritetet belge në ‘gjurmët’ e Eurodeputetes Eva Kaili

10 December, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Katër persona u arrestuan në Belgjikë nën dyshimet për korrupsion brenda Parlamentit Evropian. Mes personave qe është ndaluar dhe po merret ne pyetje është eurodeputetja greke Eva Kaili, e cila është edhe zëvendës presidente e Parlamentit Europian. Sipas dyshimeve, eurodeputetja ka marrë ryshfet për të ndikuar ne politikat e Parlamentit Europian.

Nuk është thjesht rastësi që arrestimet u bënë më 9 dhjetor, Dita Botërore Kundër Korrupsionit – Në praktikë Eva Kailit i hiqet liria derisa të dëshmojë si e dyshuar për veprat për të cilat akuzohet. Nënkryetarja e Parlamentit Europian, ndodhet në “arrest të përkohshëm”, pasi autoritetet policore në Bruksel po hetojnë lidhjen me skandalin e korrupsionit dhe financimit nga Katari.

Siç bëhet e ditur nga Brukseli protothema.gr, në këtë fazë të hetimit, termi “arrest” nuk është i saktë, pasi në Belgjikë procedura cilësohet si “arrest deri në dëgjimin e të dyshuarit” (“interpelacioni pour audition” “)

Kjo do të thotë se praktikisht zonjës Kaili i hiqet liria, derisa të dëshmojë si e dyshuar për veprat për të cilat akuzohet. Në Francë termi përkatës është paraburgimi (“garde à vue”).

Sipas informacioneve të protothema.gr, zonja Kaili do të arrestohet zyrtarisht nëse hetuesi lëshon një urdhër-arresti – diçka që duhet të ndodhë brenda 48 orëve, në të kundërt do të duhet të lirohet.

Vlen të përmendet se autoritetet belge kanë hetuar lidhjet e Katarit me Parlamentin Evropian, OJQ-të dhe organizatat e tjera me bazë në Bruksel për disa muaj dhe policia dhe hetuesit në Bruksel të përfshirë në operacion vetëm rastësisht zgjodhën të mos vazhdojnë me prezantimet në 9 dhjetor, në Ditën Botërore Kundër Korrupsionit.

Parlamenti Europian nuk do të bëjë deklarata zyrtare ndërkohë që hetimi është në vazhdim, siç theksoi presidentja Roberta Metsola. Siç thuhet në një postim në Twitter “në këtë fazë, ne nuk mund të komentojmë asnjë hetim në vazhdim, përveçse të konfirmojmë se do të bashkëpunojmë plotësisht me të gjitha autoritetet përkatëse ligjzbatuese dhe gjyqësore. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar në vendosjen e drejtësisë”.

Pavarësisht mbrojtjes që i jep imuniteti parlamentar, eurodeputetja është përballur prej ditës së djeshme me policinë, ndërsa mëngjesin e djeshëm është arrestuar bashkëshorti i saj, Francesco Giorgi. Sipas prokurorisë, policia belge ka disa muaj që dyshon se një shtet i Gjirit tenton të ndikojë në vendimet politike dhe ekonomike të Parlamentit Evropian. Prokuroria nuk specifikoi se për cilin shtet të Gjirit bëhet fjalë.

Besohet se shuma të konsiderueshme parash ose dhurata në natyrë u janë shpërndarë personave në Parlament me pozicione politike ose strategjike. Në parim hetimi drejtohej mbi të gjitha kundër bashkëpunëtorëve e deputetëve. Por në mesin e atyre që u morën në pyetje ishte edhe një ish-deputet. Fillimisht ishte e paqartë nëse edhe ky i fundit ishte arrestuar. Sipas prokurorisë, gjatë kontrolleve janë sekuestruar 600 mijë euro para në dorë dhe celularë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇUDIRAT SHQIPTARE/ Zjarrfikësja shkoi të ndihmojë, por kërkoi ndihmë vetë (VIDEO)
Previous article TAKIM ME ISH-PRESIDENTIN KROAT/ Meta: Miqësia mes dy vendve fuqizohet falë kontributeve të personaliteteve të shquara

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT