Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama i bëri llogaritë gabim me sulmin më 6 dhjetor, ku kryeopozitari u sulmua në protestë.
Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se Rama do të marrë atë që meriton.
“Nuk besoj se ftova agresionin dhe agresorin, mbrojta dinjitetin dhe nderin e Shqipërisë me protestën. Kurrë më e qartë dhe evidente, ajo që ndodhi në protestën e 6 dhjetorit nuk është prodhuar. Ndaj mori lajmin e botës. Por theksoj dhe një herë, nëse jeni të interesuar ju merrni çdo arritje të lanccuar nga Rama. Se si ai pas dy rreshtave të parë ka një faqe të tërë anatemash kundër kundërshtarit. Keni deklaratat e mia ku i them se; jeni i vetmi person që feston sulmet ndaj rivalëve. Ata hiqnin çdo fotografi dhe fshinin çdo person që nuk pëlqenin. Ai e llogariti gabim, i bëri gabim llogaritë se pavarësisht një goditje ekstreme, do kishte reagime. Ai mori atë që meritonte, do marrë atë që meriton. Ata me Gertin, Adi Veliu kanë qenë gjitonë të mirë.”, tha Berisha.
“Revolucionet nuk vdesin kurrë, never die. Janë të përjetshme, janë sa tokësore dhe hyjnore. Ato kanë ndryshuar historinë dhe absolutisht sot jam më i vendosur se kurrë. Sot jam më i vendosur se kurrë për të vazhduar këtë revolucion, triumfi i tyre kërkon kohën e vet, kalon në faza, revolucion, ne nuk themi do rrëmbejmë armët dhe do e fshijmë për një ditë regjimin, por do e rrëzojmë me protesta dhe larmi e mosbindjes civile. Por revolucionet nuk vdesin kurrë, nuk ka paqe pa revolucione.
Unë e njoh Ramën, jam dhe mjek, më lehtëson ajo në analizë psikologjike, kështu që është vetëm Rama, por kjo betejë është për votën e lirë dhe jo për karrigen e Berishës. Nga shtatori i 2021 deri sot, ajo që ishte parti e votës, ajo është krejt tjetër sot, ajo është parti që voton, tani unë do bëjmë çdo gjë që shqiptarët të votojnë. Rama po përdor makinëritë elektorale në shkelje flagrante të të drejtave themelore për zgjedhje të lira.
Dorëzova pushtetin, pranova rotacionin pa po asnjë akuzë se u përpoqa të manipuloj zgjedhjet. Në zgjedhjet e 2007 ka një raport të mbushur me negativitete, por ka një frazë të artë; qeveria nuk bëri përpjekje për të ndryshuar rezultatin. Në 2009 thotë: u respektuan parimet e OSBE ODIHR për zgjedhje të lira. Pra janë këto… ky bën të kundërtën, më këtë do përballemi, unë them se do fitojmë dhe jam i sigurt. Ai asnjëherë nuk heq dorë nga skenarët e tij.
Ja urdhëro, hudh në erë në prag të Samitit pallatin 7 katësh, dhe pyesin: a kishte interes ta bënte? Po sigurisht, ai nuk kontrollon dot inatin dhe lufton armiqtë dhe kundërshtarët e tij”, u shpreh ai më tej.