• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DUKA REFUZON PROTESTËN E BERISHËS/ PA mbledh Kryesinë, del e vetme në zgjedhjet e 14 majit
Home
Politikë

DUKA REFUZON PROTESTËN E BERISHËS/ PA mbledh Kryesinë, del e vetme në zgjedhjet e 14 majit

1 December, 2022 F.autor Politikë

Partia Agrare Ambientaliste e drejtuar nga Agron Duka, është duke zhvilluar këtë të enjte një mbledhje Kryesie, e cila ka nisur prej pasdites dhe është duke vazhduar dhe aktualisht. Duka vetë ka shkruar se pritet që sot të merren vendime të rëndësishme për lokalet e 14 majit.

“Po ndodh tani. Kryesia e Partia Agrare Ambientaliste përballë vendimeve të rëndësishme mbi bashkërendimin politik opozitar për zgjedhjet lokale të 2023”, shkruan kryetari i PAA-së, teksa ndan disa foto nga mbledhja.

Newsbomb.al mëson se kjo forcë politike po diskuton në lidhje me zgjedhjen e emrave të këshilltarëve bashkiakë që do të garojnë në 61 bashkitë e vendit. Burime të sigurta bëjnë me dije se PAA do të dalë e vetme në zgjedhjet lokale, pa kandidatë për kryebashkiak, por për anëtarë të Këshillit.

Megjithatë, siç saktësuam më sipër, mbledhja është duke vijuar dhe priten dhe vendime të tjera. Të njëjtat burime, thanë se në Qarkun e Durrësit ambientalistët do të mbështesin publikisht Igli Carën, një ndër kandidatët e PD që ka shpallur kandidaturën në këto primare.

Newsbomb.al mëson se partia e drejtuar nga Agron Duka ka refuzuar të marrë pjesë në protestën e 6 dhjetorit të thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha. Lidershipi i PAA-së, ka thënë se nuk mund të dalin në shesh, në të njëjtën ditë kur aty do të jenë të paktën 45 krerët më të lartë të Europës.

Po ashtu, edhe pse nuk do të jetë në protestën e së martës me Partinë Demokratike dhe Partinë e Lirisë, Partia Agrare Ambientaliste kritikon dhe qëndrimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama, i cili deri tani nuk ka ftuar asnjë përfaqësues të opozitës në këtë samit të rëndësishëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAST I RËNDË NË TIRANË/ Dyshohet se mjekët infektuan me HIV 1 vjeçarin, prindërit e tij negativ (HETIMET)
Previous article KISHTE HUMBUR/ Xheni Voka gjendet pas 3 vitesh, refuzon kontaktin me nënën e saj: Jam zonja Pruggmayer

F.autor

Postime të ngjashme

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

ÇFARË ËSHTË "BESA"?! Rama me mesazh në rrjetet sociale: Besim, empati... Politikë

ÇFARË ËSHTË "BESA"?! Rama me mesazh në rrjetet sociale: Besim, empati...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT