• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“AMANET MAMIN E BABIN”/ 25-vjeçari që vrau kolegun në komisariat rrezikon burg përjetë
Home
Aktualitet
Kronikë

“AMANET MAMIN E BABIN”/ 25-vjeçari që vrau kolegun në komisariat rrezikon burg përjetë

1 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në seancën e parë në ngarkim të ish-efektivit të Komisariatit Nr.3 Ludjan Zaimi, që vrau kolegun e tij Çaush Saliasin në ambientet e vendit të punës, u vendos kalimi për gjykim të të pandehurit.

Gjykata regjistroi çështjen me akuzën e “vrasjes me dashje e punonjësit të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj”. Kjo vepër penale ka një marzh dënimi jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Gjykata nuk pranoi gjykimin e shkurtuar dhe do të gjykohet me procedurë të zakonshme, për shkak të veprës penale që ka kryer i pandehuri. Në dosjen hetimore, thuhet se me vlerë është dëshmia e një prej kolegëve të Zaimit, ku ngrihen dyshime se ai e ka planifikuar më përpara vrasjen.

“Makina e autorit qëndronte e ndezur në derën e komisariatit, e gatshme për t’u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa pak kohë para veprimit të tij, kishte dërguar mesazhe të dyshimta të afërmve të tij”, thuhet në dosjen hetimore.

Prokuroria pretendon më tej, ndryshe nga sa këmbënguli mbrojtja, referuar aktit të ekspertimit psikiatriko-ligjor, se Ludjan Zaimi nuk vuante dhe nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë në gjendje të kontrollojë veprimet e tij.

Ludjan Zaimi, sipas Prokurorisë, pak para krimit, i shkruan një personi të dënuar një mesazh me përmbajtje: “Do t’ju shkruaj në darkë diçka. Paçim tani… Elio, Eris, Faik, ju lë amanet babin dhe mamin, nëse do të kem mundësi do t’ju ndihmoj. Kur them amanet, duhet ta mbani amanetin. Eljo ose Eris, njëri nga ju, le të bëhet djali i shtëpisë time. Të lutem”.

Një tjetër mesazh, Ludjan Zaimi ia nis një shtetasi me iniciale D.C, të cilit i lë amanet personin e afërm e quajtur “D”.

25-vjeçari sipas prokurorisë e ka vrarë pikërisht për shkak të marrëdhënieve gjatë ushtrimit të detyrës Saliasin, pavarësisht se nuk ka ngritur shqetësim tek eprorët apo ndonjë i afërm i viktimës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THIRRJE TURQISË/ Kreu i Pentagonit: Mos ndërmerrni operacion të ri ushtarak në Siri
Previous article VENDIMI/ Liberalizimi i vizave për Kosovën, Parlamenti Evropian synon përmbyllje të shpejtë të procesit

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare Aktualitet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT