Sali Shehu kreu i Partisë Fryma e Re Demokratike ka reaguar për sulmin e paligjshëm dhe të paprecedentë ndaj Prestige Resort.
Ai i ka quajtur ndërhyrjet e policisë, IKMT dhe qeverisë “sulm” me “një guxim të pamenduar që do ketë pasoja”.
Shehu i ka bërë thirrje drejtësisë që të veprojë në këtë rast dhe të vërtetojë që në Shqipëri drejtësia funksionon për të gjithë, pasi kjo është një godinë me leje.
“Ky është një rast kur sistemi i drejtësë duhet të vëjë dorë e të ngrihet mbi veten për të treguar që funksionion. Ky është rast unikal për ta bërë këtë gjë. Një godinë e ndërtuar në sytë e qeveritarëve dhe kur është pa leje nuk mund ta prishësh pa u ballafaquar me gjykatën. Ky fakt atje pse është për magësinë tënde? Kjo është godinë me leje ndaj sot sistemi i drejtësisë duhet të vërtetojë vetveten, përndryshe të japin dorëheqjen.
Po pallati i madh në sheshin Skënderbej që ka 7 kate pa leje pse sk’a pasur mundësinë që të ketë shoqërime të policisë ndërtimore për ta prishur me dinamit?
Cfarë është kjo filozofi e funksionimit me dy standarte e qeverisë shqiptare?
Në këtë rast kemi të bëjmë me një kompani mediatike, zë i fortë kundër qeverisë që në asetet e saj financiare ka dhe godina të tjera.
Si guxon të futesh atje kundër ligjit?
Gjykata, prokuroria cdo sistem ligjor që funksionon sot në Shqipëri duhet të jetë sot atje, të vërtetojë vetveten e të thotë që ligji funksionon njësoj për të gjithë.
Drejtesia e re duhet te vendose standarte te reja qe funksionojne per te gjithe njesoj perndryshe do te jemi ne nje rruge pa krye”, tha ai.


