• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI NË CAPITOL/ Kreu i grupit të djathtë paraushtarak shpallet fajtor për rebelim më 6 janar
Home
Nderkombetare

SULMI NË CAPITOL/ Kreu i grupit të djathtë paraushtarak shpallet fajtor për rebelim më 6 janar

30 November, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

UASHINGTON – Stewart Rhodes, themeluesi i grupit paraushtarak të djathtë Oath Keepers u dënua nga juria të martën për konspiracion rebelimi për sulmin e bërë vitin e kaluar ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, në një përpjekje të dështuar për të përmbysur humbjen në zgjedhje të presidentit të atëhershëm, Donald Trump. Vendimi përfaqëson një fitore të rëndësishme për Departamentin e Drejtësisë.

Zoti Rhodes, i diplomuar për jurisprudencë nga Universiteti Yale, njëkohësisht edhe ish-parashutist i ushtrisë amerikane, si dhe ish-avokat të cilit iu hoq liçenca, ishte akuzuar nga prokurorët gjatë një procesi gjyqësor tetëjavor se nxiti organizimin e një skeme për të përdorur forcën për të ndalur certifikimin nga Kongresi të fitores në zgjedhje të Presidentit Joe Biden.

Zoti Rhodes ishte më i mirënjohuri ndër 5 të akuzuarit në procesin më domethënës gjyqësor të ngritur pas sulmit vdekjeprurës të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit. Një tjetër i akuzuar, Kelly Meggs, u gjend gjithashtu fajtor të martën për konspiracion rebelimi, ndërsa tre të tjerë – Kenneth Harrelson, Jessica Watkins dhe Thomas Caldwell – u shpallën jofajtorë për këtë akuzë.

Zoti Rhodes themeloi në vitin 2009 grupin paraushtarak Oath Keepers, ndër anëtarët e të cilit janë ushtarakë aktivë dhe ish-ushtarakë, oficerë të organeve të zbatimit të ligjit dhe të ekipeve të emergjencave. Anëtarët e këtij grupi janë shfaqur shpesh, edhe të armatosur rëndë, në protesta dhe aktivitete politike në mbarë Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe në demonstratat që pasuan vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd nga një polic i bardhë në qytetin Minneapolis.

Të pandehurit u akuzuan për krijimin e një “force reagimi të shpejtë” që prokurorët thanë se ishte e pozicionuar në një hotel në Virxhinia dhe ishte e pajisur me armë zjarri që mund të transportoheshin me shpejtësi në Uashington nëse lindte nevoja.

Katër anëtarë të tjerë të grupit Oath Keepers të akuzuar për konspiracion rebelimi do të dalin në gjyq në dhjetor. Anëtarët e një grupi tjetër të krahut të djathtë të quajtur Proud Boys, përfshirë ish-kryetarin e tyre Enrique Tarrio, gjithashtu do të dalin në gjyq me akuzën e konspiracionit për rebelim në muajin dhjetor./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKON FOTON/ Yll Limani na zbulon se çfarë ndodhet në çantën e tij të shpinës dhe i habiti të gjithë!
Previous article ZYRTARE/ Shqipëria pa trajner, Edi Reja e mbyll me Kombëtaren kuqezi

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore Botë

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë Botë

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT