• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROCESI I PRIMAREVE/ Armand Dervishi prezanton kandidaturën për bashkinë e Durrësit
Home
Politikë

PROCESI I PRIMAREVE/ Armand Dervishi prezanton kandidaturën për bashkinë e Durrësit

26 November, 2022 s.autor Politikë

Armand Dervishi ka prezantuar ditën e sotme kandidaturën e tij për të marrë pjesë në Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, për zgjedhjet e 14 majit të vitit tjetër.

Deklarata e plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë të Durrësit, ju përshëndes përzemërsisht.
Përshëndes themeluesin e PD-së që demokratizoi këtë proces të primareve, duke i mundësuar të rinjve si unë hyrjen në garë dhe mundësinë për të kontribuar për vendin tonë.
Unë quhem Armand Bedri Dervishi, kam mbaruar studimet në një nga vendet më demokratike të botës (Mbretërinë e Bashkuar – Londër) për Financë-Bankë dhe Kontabilitet dhe jam diplomuar me grada te larta.
Në Angli gjithashtu kam zhvilluar një karrierë të suksesshme në fushën profesionale dhe në biznes.
Kam vendosur të paraqes kandidaturën time për Bashkinë Durrës.
Këtë veprim e ndërmarr duke parë gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet qyteti ynë. Papunësia, përmbytjet, zhvatjet e hapësirave publike, infrastruktura e degraduar, parkingje të munguara, një turizëm në nivelet më të ulta në historinë e qytetit, gjendje ekonomike e mjeruar, ky është realiteti që une dhe qytetarët e Durrësit hasin çdo ditë.
Vazhdimisht dal në terren, dhe shpesh kam takuar qytetarë që u vijnë faturat e dritave dhe e ujit më shumë se pensioni që marrin në muaj.
Studentë që detyrohen të lënë studimet nga gjendja ekonomike e mjerueshme pa asnjë mbështetje nga Bashkia. Studentë që kanë mbaruar studimet, por nuk u ofrohet punë dhe asnjë llojë shprese për të ardhmen.
Çfarë mund të bëjnë tjetër këta durrsakë dhe shqiptarë veçse të detyrohen te marrin rrugët e emigrimit, deri aty sa rrezikojnë edhe jetën për t’u larguar nga atdheu i tyre.
Shpesh pyes veten: pse duhet këta të rinj të ndjehen kaq të dëshpëruar dhe ta braktisin vendin e tyre duke shpopulluar këtë qytet 3 mijë vjeçar.
Durrësi, ky qytet historik dhe me potencial ekonomik të lartë, i një rëndësie strategjke ekonomike të veçantë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin, duhet të jetë motorri ekonomik dhe i zhvillimit i të gjithë vendit.

Por, në këtë gjendje te mjerueshme ku e kanë sjellë, nuk u ofron as mundësitë minimale qytetarëve të tij. Edhe Porti, e vetmja mënyrë për të siguruar ekonominë dhe punësimin e qytetarëve të Durrësit ndër qindra vite, po u zhvatet qytetarëve nga duart në mënyrë spektakolare, pa garë dhe me zero transparencë.
Unë si i ri dhe djalë i këtij qyteti, ju premtoj sot që do të punoj me ekspertët e fushave të ndryshme, vendas dhe të huaj, dhe do të bej çdo gjë që qytetit të Durresit t’i kthehet shkëlqimi dhe zhvillimi që meriton.
Qytetarëve do t’u rikthej besimin, do t’u rikthej hapësirat publike, rimodelimin e infrastruktës. Nuk mund të vazhdohet më me vjedhje fondesh, me investime me shuma marramendëse në letër dhe asgjë konkrete.
Të punojmë së bashku me gjithë potencialet tona, për një Durrës me turizëm të niveleve europiane, që të mund të krijojmë mundësinë e hapjes të sa më shumë vendeve të punës për të rinjtë dhe të gjithë qytetarët e Durrësit, me rroga dhe kushte të standardeve europiane.
Problemet e Durrësit i vuajnë të gjithe qytetarët, si te majtë edhe të djathtë, përmbytjet në Durrës nuk njohin kahe politike.
Unë premtoj që do të jem një administrator i përgjegjshëm, do të punoj për çdo qytetar të Durrësit, pa asnjë dallim politik, prandaj u bëj thirrje të gjithë durrsakëve të dalin dhe të përdorin të drejtën e tyre të shenjtë, duke votuar për kandidatin që ata pëlqejnë, për kandidatin që reflekton shpresë dhe tek i cili ata besojnë.
Shpeshherë dëgjoj që ky vend nuk behet,
Po po, ky vend bëhet, Durrësi bëhet, por vetëm duke u bashkuar të gjithë kundra kësaj të keqe të madhe që e ka gjunjëzuar qytetin tonë për vite me rradhë.
Ndaj kërkoj mbështetjen e çdo simpatizanti dhe anëtari të Partisë Demokratike Dega Durrës, si një i ri i pastër, me entuziazëm , energji dhe me dëshirën e madhe për të kontribuuar sa më shumë për qytetin tonë. Bashkë do ia dalim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIMI I BANDËS "ESKO"/ Publikohen fotot e 14 të arrestuarve, kush janë 8 “ushtarët” shqiptarë
Previous article 110-VJETORI I PAVARËSISË/ Bandat e ushtrive të Shqipërisë, Kosovës, vendeve të NATO-s dhe SHBA koncert bamirësie për Ukrainën, në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT