• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DYSHOHET SE U PËRFITUA PËRMES FALSIFIKIMIT TË DOKUMENTAVE/ Sekuestrohet banesa me vlerë 200 mijë euro në Pogradec
Home
Breaking News

DYSHOHET SE U PËRFITUA PËRMES FALSIFIKIMIT TË DOKUMENTAVE/ Sekuestrohet banesa me vlerë 200 mijë euro në Pogradec

26 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vijon puna për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, që kanë burim, veprimtari të ndryshme kriminale.

Vendoset sekuestro preventive mbi një pasuri me vlerë rreth 200 000 euro, që dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale e falsifikimit të dokumenteve, e kryer nga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimevetë Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, si rezultat i punës gjurmuese-hetimore të kryer për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, si rrjedhojë e veprimtarive kriminale, bënë ekzekutimin e vendimit nr. 269, të datës 18.11.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, e cila ka vendosur sekuestro preventive ndaj një pasurie në pronësi të shtetasve A. L., 47 vjeç dhe B. A., 46 vjeç, të dy banues në Pogradec.

Këta 2 shtetas janë në hetim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet një kontrate të falsifikuar, kanë përfituar banesën e një shtetasi tjetër, në lagjen nr. 3, Pogradec, banesë me sipërfaqe rreth 300 m² dhe me vlerë rreth 200 000 euro.

Vijon puna për gjurmimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nga shtetasit A. L. dhe B. A.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJASHTË TË VRARË/ Zbulohet shkaku: Krahasimi i pavënd ndaj menaxherit të Walmart
Previous article DO FESTONTE DITËLINDJEN E 62-TË/ E bija kujton Xhevdet Ferin: Do doja shumë të bënim debatin e ditëlindjes

s.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT