• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ Zbulohet roli i kolumbianëve. Zbardhet itinerari i ngarkesës me kokainë në pleh kimik
Home
Breaking News

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ Zbulohet roli i kolumbianëve. Zbardhet itinerari i ngarkesës me kokainë në pleh kimik

26 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja dalin në dritë nga operacioni i zbulimit të laboratorit të drogës në Frakull. Gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar për BalkanWeb fakte se çfarë roli kishin kolumbianët. Grupi hetimor ka gjetur në laborator çdo material apo pajisje të specializuar që duhej për të bërë ndarjen nga plehu kimik të drogës. Ndërkohë, i shpalluri në kërkim, kolumbiani Zaimir Rodrigez, (i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik) bashkë me dy të tjerë, janë të specializuar për ta nxjerrë lëndën narkotike nga çdo përzierje tjetër, përfshi edhe nga rrobat.

(Sqarim mbi vendosjen e lëndës narkotike në rroba: Tretet lënda, futen rrobat brenda dhe transportohen të thata. Kur kalojnë aty ku duhet fillon operacioni i përftimit me solucion, nxirret nga rrobat dhe është e pastër si tek prodhuesi.)

Mësohet se një prej kolumbianëve të përfshirë në këtë rrejt trafiku ishte i specializuar edhe për këtë proces, përveç ndarjes nga plehu kimik.

Këta shtetas raportohet se kanë precedentë të theksuar kriminal në vendin e tyre dhe kanë qenë në shërbim të një klani shumë të njohur në Kolumbi. Po ashtu bëhet e ditur se dy të arrestuarit janë njëri kimist dhe tjetri teknolog. Ndërsa Zaimir Rodrigez është kimist i mirëfilltë që ka punuar për klanin mafioz “Kali”.Burime bëjnë me dije se thasët me pleh kimik të përzier me kokainë pasi janë futur në territorin shqiptar janë bërë disa ndryshime vendi të paktën 3 herë deri kur ka mbërritur në destinacion përfundimtar në Frakull të Fierit te porositësi, aty ku ishte edhe laboratori ku do bëhej ndarja e drogës nga plehu kimik. Grupi hetimor sqaron se gjithçka ka qenë në monitorim, hetim dhe përgjim nga autoritetet shqiptare, malazeze, DEA, por edhe nga partnerët.

 

Po ashtu Çelmeta ka sqaruar dhe detaje nga itinerari i ngarkesës. Raportohet se në maj është bërë porosia dhe është nisur në portin Buenaventura në Kolumbi me anijen “Monte Cervino” një kontenier me pleh organik i shpërndarë në 20 paleta. Më pas ky kontejner ka bërë ndalesë në Greqi në portin e Pireut, ngarkesë që ishte në tranzit përmes Malit të Zi në portin e Tivarit, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte Shqipëria. Ndonëse ka pasur sinjalizim nga porti, është dhënë urdhër që të mos flitet në lidhje me kontejnerin pasi ishte hetim disa mujor nga të paktën 5 agjenci ligjzbatuese të 5 vendeve të ndryshme.

Kujtojmë se të arrestuarit janë Viktor Cervanaku (sh-kryekomunar i PS punonte si drejtor në OST) Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS POLEMIKA/ Deshamp lejon lojtarët e Francës të takojnë gratë para ndeshjes, trajneri: Vizita lehtëson…
Previous article ISHIN KTHYER NË MAKTHIN E QYTETARËVE/ Arrestohen tre hajdutët serialë në Lezhë

s.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT