Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër opozitën teksa foli për projektin e Portit të Durrësit.
Ai nga foltorja e Kuvendit tha se për këtë projekt do të përdoren vetëm gjysma e 800 mijë metra katror.
“Do të përdoren vetëm gjysma e 800 mijë metra katror, ndërsa gjysma tjetër, ajo zezona që patë do jetë hapësirë e transformuar, përfshirë dhe 700 metra plazh që nuk ekziston sot. Sot ajo tokë është e ndotur, që i ngjan asaj vrimës që ju ngeli në dorë që kur ju doli gozhda. Atje ka një ndotje të frikshme prej vitesh, njësoj si lukunia juaj. Mjedis europian, si kudo që ne vëmë dorë. Ka lloj lloj mugosh dhe ufosh, që kanë hedhur dokrra në një vorbull maskarallëqesh. Por çdo punë që nisim e pagëzojnë i aferë të madhe. Fisi gagaçopulli. Është fis i pakurueshëm në gjak. Nuk pres mirëkuptimin e fisit gagaçopulli. Ndaj do të ikë që aty për t’ju përshtatur kohëve të sotme, ambicieve të Shqipërisë në shekullin e XXI.”, tha Rama.