• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“UNË JAM POLIC”/ Çfarë deklaroi efektivi shqiptar Klisman Nikolli që u arrestua në Itali për vjedhje banesash
Home
Breaking News

“UNË JAM POLIC”/ Çfarë deklaroi efektivi shqiptar Klisman Nikolli që u arrestua në Itali për vjedhje banesash

23 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Klisman Nikolli 27 vjeç, efektiv i Policisë së Lezhës, u arrestua në Itali së bashku me dy persona të tjerë Viktor Bilani 30 vjeç dhe Flor Koca 35 vjeç. Ata u arrestuan për vjedhje të banesave në zonat e Veneto dhe Friuli.

Pas arrestimit në Itali, efektivi Klisman Nikolli u përjashtua nga Policia Shqiptare me urdhër të drejtorit Muhamet Rrumbullaku ditën e martë.

Mediat italiane kanë publikuar të tjera detaje se si vepronte ky grup. Ato shkruajnë se 27-vjeçari Nikolli deklaroi përpara gjykatës në Itali se ai është polic. Me dy bashkëpunëtorët e tij ai u arrestua nga karabinierët italianë në momentin që të tre do të largoheshin nga Italia. Ata u kapën në dhomën e hotelit me valixhet e bëra gati për t’u larguar.

Të tre akuzohen për 18 raste vjedhjesh të banesave. Në dy shtëpi në Chions kanë marrë 2000 Euro dhe në një tjetër kanë vjedhur 9000 Euro dhe disa orë.

Grabitësit shqiptarë përdornin një automjet BMW kur kryenin vjedhjet e banesave. Më pas ndërronin makinë dhe përdornin Ford Mondeo. Ata u zbuluan më 16 Nëntor, kur një banor parandaloi vjedhjen e banesës së tij dhe ndoqi hajdutët me makinë dhe njoftoi policinë.

“Ishin dy prej tyre, i pashë të hipnin në një Ford Mondeo. Në sediljen e shoferit ishte një person i tretë”, i tha ai policisë.

Më pas policia italiane i zbuloi se cilët ishin dhe i arrestoi.

Klisman Nikolli është përjashtuar tashmë nga Policia e Shtetit pas njoftimit nga autoritetet italiane se i riu është arrestuar në Itali për vjedhje banesash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDË ME LEFTER MALIQIN/ 23-vjeçarja prezanton kandidaturën për primaret e PD në Bashkinë e Beratit
Previous article NUK U ARRIT MARRËVESHJA PËR TARGAT/ Albin Kurti akuza përfaqësuesit të lartë të BE-së: Josep Borrell iu përshtat më shumë qëllimit të Serbisë

s.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT