Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, se në takimin e para dy ditëve, i është përshtatur më shumë qëllimit të Serbisë për çështjen e targave ilegale.
Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Kurti ka thënë se ndërmjetësit kanë hequr nga agjenda e takimit me presidentin e Serbisë çështjen që ‘me urgjencë të kishte përqendrim në propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve’, raporton Koha.net.
“Gjatë tetë orëve i zhvilluam 6 takime. Parakushti për targat kishte të bënte vetëm me pezullimin e veprimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës, dhe jo me ndalimin e lëshimit të targave nga ana e Serbisë. Ne ishim të pajtimit që për ti dhënë hapësirë bisedimeve për propozimin e BE-së të pezullonim fazën e dytë të vendimit për taragt, mirëpo natyrisht atëherë kur Serbia ndalon së regjistruari vetura me targa ilegale”, mesohet te jete shprehur Albin Kurti.