• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VRA NGA ISH-BASHKËSHORTI I TË DASHURËS/ Daja i 23-vjeçarit: Gabimi i tij ishte që dashuroi, të na kthejnë trupin sa më parë në Shqipëri
Home
Breaking News

U VRA NGA ISH-BASHKËSHORTI I TË DASHURËS/ Daja i 23-vjeçarit: Gabimi i tij ishte që dashuroi, të na kthejnë trupin sa më parë në Shqipëri

22 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mynevere Karabollaj dhe Flonino Merkuri, 23 vjeç u vranë tragjikisht nga nga ish-bashkëshorti i 37-veçares, Viron Karabollaj, 40 vjeç mbrëmjen e së dielës, 20 nëntor.

Ngjarja tragjike ndodhi në Spinea, Itali.

Karabollaj nuk e pranoi kurrë lidhjen e re të ish-bashkëshortes së tij dhe kjo dyshohet se ishte arsyeja që çoi në tragjedinë me tre viktima.

Pas krimit, 40-vjeçari vrau veten.

Daja i 23-vjeçarit, Tajar Osmani mes dhimbjes tregon se vrasja e nipit ishte e pabesë dhe se më parë ndërmjet nipit të tij dhe ish-bashkëshortit të 37-vjeçares nuk ka patur asnjë konflikt madje ka theksuar se lidhja e Myneveres dhe Florinos ishte e pranuar nga familjaret e të dyja palëve.

Ndërkohë daja i viktimës apelon që ngjarja të mos përflitet dhe kërkon që trupi i nipit të tij të kthehet sa më parë, sipas BW.

Flonino Mërkuri ishte djalë i madh i familjes dhe vëllai i dy motrave.

“Ngjarjen e morëm vesh natën. Mori mbesa në telefon. Ai që bëri krimin i mori përsipër vrau dhe veten. Portalet shkruajnë duke ngrënë fara luledielli pa mësuar si është e vërteta. Gabimi i djalit ishte që dashuroi. Që të dashurosh nuk është gabim. Gabim tjetër s’ka bërë djali. Gruaja ishte e divorcuar këtu e 10 vite më parë. E kishte braktisur vetë ish-bashkëshorti. Personi që bëri vrasjen ishte ish-burri i saj. Djali kishte tre vjet me të. Ka ardhur këtu në shtëpi gruaja. Ka vajtur nipi dhe tek vëllezërit e saj në Vlorë. Tani presim të na vij trupi. Nuk ishte krim i paralajmëruar pasi nuk ka pasur as gërvishtjen më të vogël me ish-burrin. Hera e parë vajti bëri krimin. Po të kishte patur konflikt më parë do kishim marrë djalin. Djali ka një vit e ca në Itali, por me vajzën kanë tre vite që njihen. Ishte marrëdhënie me njohje familjare, jo problematike.”, tha daja./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTOI MES MIQVE 50-VJETORIN E LINDJES/ Endri Prifti zbulon një surprizë për fansat e tij
Previous article JUBILEU I GJIMNAZIT "ISMAIL QEMALI"/ Veliaj: Mos bëni gabimet e brezit tonë, që u nda nga politika!”

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Aktualitet

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

INTERVISTA/ Rama për “Channel 4”: Absurde ideja se mund të ecim para me një projekt që nuk përputhet me standardet evropiane Breaking News

INTERVISTA/ Rama për “Channel 4”: Absurde ideja se mund të ecim para me një projekt që nuk përputhet me standardet evropiane

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT