• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JUBILEU I GJIMNAZIT “ISMAIL QEMALI”/ Veliaj: Mos bëni gabimet e brezit tonë, që u nda nga politika!”
Home
Sociale

JUBILEU I GJIMNAZIT “ISMAIL QEMALI”/ Veliaj: Mos bëni gabimet e brezit tonë, që u nda nga politika!”

22 November, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

60-vjetori i gjimnazit “Ismail Qemalit” bëri bashkë sot, në një ditë festimesh për këtë jubilee, nxënës dhe mësues që studiojnë në këtë gjimnaz, si dhe personalitete të fushave të ndryshme, të cilët kanë përfunduar studimet e tyre ndër vite. Në përvjetorin që përkon edhe me 110-vjetorin e Pavarësisë, në mjediset e gjimnazit ikonë të Tiranës u zhvilluan një sërë aktivitetesh, ku nga nxënësit e veshur me kostume popullore dhe veshje kuq e zi u improvizuan skena e qëndisjes së flamurit nga Marigoja, por edhe momenti historik i firmosjes së Deklaratës së Pavarësisë nga Ismail Qemali.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi, u bë pjesë e festimeve, tha se shumë arritje intelektuale të vendit tonë janë meritë e këtij gjimnazi. Ai kujtoi kohën kur Ismail Qemali ngriti flamurin dhe nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë dhe tha se sot 3 misionet e tij janë realizuar:

“Në 1912-ën e pyesin Ismail Qemalin: Çfarë doni të arrini me këtë përpjekje për Shqipërinë? Ai thotë 3 gjëra: Duam që vatha jonë shqiptare të jetë e bashkuar në një shtet, duam që kombi ynë të valëvisë flamurin kuqezi dhe duam që shoqëria jonë të përparojë intelektualisht! Dy të parat janë realizuar, – ne kemi shtetin tonë, flamurin tonë, – ajo e treta, përparimi intelektual i shoqërisë tonë, është ajo që fatmirësisht ndodh në një shkollë që mban emrin “Ismail Qemali”. Ndaj, mirënjohja ime është e thellë për ata që para 60 vitesh shkelën në këtë shkollë, u diplomuan – ato ishin vite të vështira për Shqipërinë – po ai 60-vjetor, edhe pse përkon me moshën e gjyshërve tanë, për ta përkon me rininë e tyre, ndaj dhe do doja shumë që kjo shkollë, të vazhdojë dhe të jetë një motorr energjie e jashtëzakonshme për qytetin,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë dha edhe një detaj të rëndësishëm se si gjimnazi “Ismail Qemali” dhe historia e kësaj shkolle ka frymëzuar edhe seli diplomatike, si Ambasada Italiane, e cila një hapësirë të veçantë në godinën e re që po ndërtohet në Tiranë ia ka kushtuar pikërisht këtij gjimnazi të veçantë.

“Ambasada Italiane po përgatit një godinë të re në Tiranë – do jetë ndoshta ambasada më e bukur e huaj në të gjithë territorin e Ballkanit – dhe ajo që më pëlqeu është se ishin aq shumë të impresionuar me 10 vitet e kontributit këtu, me 10 vitet e bashkëpunimit tek “Ismaili”, saqë kanë rezervuar një bibliotekë të veçantë, një auditor të veçantë dhe një kinema të veçantë vetëm për bashkëpunimin me gjimnazet e Tiranës, por sidomos me “Ismailin”, që është gjimnazi i tyre special. Ndaj, fakti që sot qyteti dhe diplomacitë e huaja, ata që merren me vendimmarrje e kanë në radar dhe i marrin vendimet edhe në funksion të punës fantastike që bën “Ismail Qemali”, është një kompliment i jashtëzakonshëm në 60-vjetorin e ditëlindjes suaj,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha gjithashtu se duke qenë se vitin e ardhshëm Tirana është shpallur Qyteti Europian i Sportit, hapësirat sportive të krijuara në çdo shkollë, edhe në gjimnazin “Ismail Qemali” do të jenë të mbushura me aktivitete.

“Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën! Është një vit ku Tirana ka qenë Kryeqyteti Europian i Rinisë. Kemi një lajm të mire: duke qenë se është një nga shkollat më të mira sportive, vitin tjetër Tirana do të jetë Qyteti Europian i Sportit. Ndaj, mezi pres që në këto terrene, me çunat dhe gocat fantastike që kemi këtu, të kemi një pafundësi aktivitetesh. Besoj fort se ashtu si “Ismaili”, një nga shkollat më të mira në Republikën tonë, por edhe në të gjitha trojet shqiptare, ka qenë e mirë në debat, ka qenë e mirë në olimpiada, shpresoj shumë që për vitin ku jemi Qyteti Europian i Sportit, do t’i mbushni me kupa në basketboll, në volejboll, në shah, në mundje, në taekuondo, në xhudo, në të gjithë ato sporte ku “Ismaili” na ka treguar që di të luftojë dhe di të krijojë një super skuadër,” u shpreh ai.

Në fund ai kishte një mesazh për të rinjtë: “Dua të shikoni çunat dhe gocat që keni në krah të majtë dhe të djathtë, jo si rivalë, por si ortakë, si partnerë, si aleatë, si bashkëpunëtorë. Mos bëni gabimet e brezit tone, që u nda nga partitë, që u nda nga politika, që mori krah për të qenë pjesë e kësaj histerisë kolektive që kthehet në tifozeri. Shikoni njëri-tjetrin si aleatin tuaj numër një, si tifozin tuaj numër një. Nëse ky brez bëhet më i mirë se i yni, nuk pengon atë që po bën sukses, nuk pengon atë që po punon, por i thotë “jam krenar për ty”, “bravo të qoftë” atij ose asaj që ecën përpara, ky do jetë brezi që do e bëjë realisht europiane Shqipërinë”.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se lista e personaliteteve të dalë nga kjo shkollë është e gjatë, ndërsa veçoi njërin prej tyre, ish-kryeministrin Pandeli Majko. “Doja t’i thoja kryetarit Erion Veliaj, që vërtet “Sami Frashëri” prodhon ministra, por kjo shkollë prodhon kryeministra, sepse në krye të listës pashë mikun tonë Pandeli Majko, një shkollë me tradita që na bën të gjithëve krenarë. Shumë faleminderit edhe kryetarit, që në fakt, si ish gjimnazist i “Sami Frashërit”, emocione mund të ketë më shumë atje, – por si Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka të njëjtin përkushtim, të njëjtën dashuri dhe përgjegjshmëri për të gjitha shkollat,” tha ministrja Kushi.

Në ambientet e gjimnazit “Ismail Qemali” në këtë përvjetor ishin pasqyruar në stenda, foto, albume, libra, kupa, certifikata si dhe muzeu me historikun e shkollës që në fillimet e saj 60 vite më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U VRA NGA ISH-BASHKËSHORTI I TË DASHURËS/ Daja i 23-vjeçarit: Gabimi i tij ishte që dashuroi, të na kthejnë trupin sa më parë në Shqipëri
Previous article AKISIDENT I RËNDË/ Kamioni përmbyset në aksin Memaliaj-Krahës, bllokohet rruga

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi Aktualitet

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi

PROFILI/ Kush është Adnan Xholi, prokurori i SPAK që synon postin e Prokurorit të Përgjithshëm Aktualitet

PROFILI/ Kush është Adnan Xholi, prokurori i SPAK që synon postin e Prokurorit të Përgjithshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT