• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Alarm për bombardimet pranë centralit bërthamor
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Alarm për bombardimet pranë centralit bërthamor

21 November, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Rikthehen shqetësimet për një incident bërthamor në Ukrainë, ndërsa centrali i Zaporizhas është vënë sërish në qendër të bombardimeve.

Më shumë se 10 shpërthime u regjistruan pranë centralit më të madh në Europë gjatë fundjavë, duke nxitur thirrjen urgjente të Agjencisë Ndërkombëtare për energjinë bërthamore, që të ndalen luftimet. Ekspertë të agjencisë se OKB të cilët siç thuhet, dëshmuan disa prej shpërthimeve nga dritarja, inspektojnë sot zonën.

Kreu i agjencisë, Rafael Grossi, deklaroi se bombardimet kishin ndodhur vetëm pak metra larg sistemeve të sigurisë në impiantin bërthamor dhe shtoi se ishte konsultuar me udhëheqësit botërorë lidhur me zhvillimet.
“Lajmet nga ekipi ynë janë ekstremisht shqetësuese. Shpërthimet pranë centralit bërthamor janë totalisht të paprekshme”, tha Rafael Grossi, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore.

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për bombardimet. Moska u bëri thirrje vendeve të tjera të shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të ndihmuar në qetësimin e situatës atje. Sakaq, Kievi akuzon Rusinë për gjenocide, teksa siç thotë po sulmon centralin e Zaporizhias për të ndërprerë furnizimin me energji për ukrainasit.

Në një mesazh me rastin e ditës së dinjitetit dhe lirisë, kur Ukraina për kujton protestuesit e vrarë ne 2013 dhe 2014, Zelenski u shpreh: “Ne do të luftojmë dhe do të rezistojmë. Ne do të fitojmë dhe do të mblidhemi në sheshin e pavarësisë ku do të festojmë fitoren e Ukrainës”.

Më herët, Zelenski foli për situatë ekstremisht të vështirë në rajonin lindor të Donetsk, ku vetëm të dielën pati mbi 400 sulme me artileri. Autoritet raportojnë për sulme edhe në Khersonin e sapoçliruar, ku thuhet se ka viktima mes qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJEDIA/ Kush ishte Vera Myrtaj, shqiptarja në Itali që u vra nga bashkëshorti: Njërën prej vajzave e kishte në...
Previous article BRUKSEL/ Kurti akuzon Borellin se hoqi dorë nga marrëveshja e madhe: Kishim afat marsin

F.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT