• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BRUKSEL/ Kurti akuzon Borellin se hoqi dorë nga marrëveshja e madhe: Kishim afat marsin
Home
Rajon

BRUKSEL/ Kurti akuzon Borellin se hoqi dorë nga marrëveshja e madhe: Kishim afat marsin

21 November, 2022 F.autor Rajon

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit rreth 8 orësh me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kurti ka thënë se propozimi i BE-së që Kosova mos të shqiptojë gjoba dhe Serbia mos të lëshojë targa KM është i papranueshëm për të.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti para mediave tha se shpreson se BE do të gjejë forcën që t’i rrijë prapa propozimit të saj për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë. Duke theksuar “ se pas 8 orësh takime nuk kanë marrëveshje”.

“Nuk mund të shndërrohemi me liderë shtetërorë që merremi me çështje të targave dhe nuk diskutojmë për normalizim”, tha Kurti para gazetarëve, transmeton Express.

Për sa i përket që Serbia të pushojë emetimin e targave, Kurti tha se “kjo për neve nuk është e pranueshme nëse nuk shoqërohet edhe me atë për të cilën jemi ftuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

“Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, në këtë rast Borrell hoqi dorë nga ky afati i marsit të vitit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Po them me keqardhje sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe në anën tjetër propozimi është i Bashkimit Evropian. Kur u takuam në Paris në Forumin për Paqe, Borrell tha se propozimi nuk është Franko-Gjerman, por i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

Sot ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi…Unë jam i gatshëm që të vijë këtu të zhvillojë takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë…Shpresoj që BE t’i rrijë prapa propozimit të vetë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Sërbisë”, u shpreh ai.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se pret nga Kosova që të pezullojë gjobat që planifikon t’ua jap drejtuesve të automjeteve me targa ilegale, ndërsa nga Serbia ka kërkuar që të pezullojë lëshimin e këtyre targave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Alarm për bombardimet pranë centralit bërthamor
Previous article ÇFARË TË DUHET KËTË DIMËR? Vetëm një shall i madh, hidhini një sy kombinimeve

F.autor

Postime të ngjashme

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar Rajon

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT