• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE/ Si rekrutoheshin dhe çfarë shkruhej në kartelat e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit?
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE/ Si rekrutoheshin dhe çfarë shkruhej në kartelat e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit?

19 November, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Eksperti ligjor, Marcel Hila ka treguar se si rekrutohesin ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe se çfarë shkuhej në kartelat e tyre.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hila u shpreh se hapeshin kartelat e bashkëpunëtorëve, pasi filozofia e asaj kohe, ishte se socializmi kishte shumë armiq dhe se duheshin zbuluar.

Hila shtoi se bashkëpunëtorët rekrutoheshin vullneratisht, por edhe me dhunë.

“Në Ministrinë e Punëve të Brendshme dikur, tanimë Autoriteti për Informimin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, janë kartelat, që quhen kartelat e bashkëpunëtorëve, nëse oficeri i sigurimit të ka bindur me forcë apo pa forcë. Filozofia ishte se socializmi shqiptar kishte shumë armiq dhe ne do t’i zbulojmë kush janë.

Sigurimi i Shtetit, në bazë kishte katër parime, katër shtylla. Shtylla e parë ishte identifikimi, shtylla e dytë ishte hetimi, e treta dënimi dhe e katërta nënshtrimi.

Ky ishte parim i Bashkimit Sovjektik, KGB-së. Bëni bashkëpunëtorë për të gjetur se kush janë armiqtë e partisë. Bashkëpunëtorët ishin me dy forma, ose vullnetarisht, ose nëse nuk pranon, përdorej dhunë”, deklaroi ai.

Ndër të tjera, eksperti nënvizoi se kartela plotësohej me të dhënat e personit, emër, mbiemër, profesionin, arsimi, ndërsa emri i babait nuk shkruhej.

Përveç kartelave, ata kishin emrin e tyre edhe në një regjistër, që quhej regjistri operativ i agjenturës.

“Kur merrte aprovimin dhe të hapte një kartelë dhe ku plotësohej me të dhënat e personit, nën pseudonomin u rekrutua në këtë datë nga ky oficer. Kartela dërgohej në degën numër 4, ishte dega e dokumentacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, domethënë në Arkivat e Sigurimit të Shtetit.

Në degën numër 4, që ka qenë dikur, Përveç këtyre kartelave, Sigurimi i Shtetit merrte masa që të kishte edhe një regjistër, quhej regjistri operativ i agjenturës, këtu emrat janë me rend alfabetik.

Kartela i ka të gjitha, emrin e babait jo. Ku banon, profesioni, ku punon aktualisht, a je i martuar apo beqar, kush të rekrutoi, cili oficer.

Faqja tjetër, se kishte dy faqja kartela, se cilit oficer ti i përket. Nëse ky oficer është transferuar, të merr oficeri tjetër.

Nëse ti ke lëvizur, nga një rreth në tjetër, atëherë kartela mbetej në degën e Punëve të Brendshme, një kopje e kartelës ishte e ruajtur në degën 4 të ministrisë së Brendshme, një kopje e emrit tënd është e ruajtur në regjistrin e evidencës operative të agjenturës.

Atëherë, dosja jote, është dyfishe, dosje personale që do bëje autobiografinë. Kjo ishte dosja personale. U hapte një dosje tjetër, ishte dosja e punës, kë ke gjurmuar dhe çfarë informacioni ke futur këtu. Ishte shkencë sovjetike”, theksoi Hila.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A E DINIT QË EKZISTONTE? Ky është paraziti që i bën njerëzit më të bukur
Previous article E TRISHTË/ Për bukën e gojës, Shpëtimi prej 30 vitesh përshkon disa km për të mbajtur familjen

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj Aktualitet

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj

AKSIDENTI TRAGJIK KU HUMBËN JETËN NËNË E BIR/ Publikohen PAMJE nga përplasja FATALE në Greqi Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK KU HUMBËN JETËN NËNË E BIR/ Publikohen PAMJE nga përplasja FATALE në Greqi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT