• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E LEAR KURTIT/ Eksperti i kriminalistikës: Deklaratat e institucioneve jo shumë të besueshme, familjarët mund të…
Home
Aktualitet
Kronikë

VDEKJA E LEAR KURTIT/ Eksperti i kriminalistikës: Deklaratat e institucioneve jo shumë të besueshme, familjarët mund të…

19 November, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Eksperti dhe profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Log” foli për vdekjen e të riut Lear Kurti i cili ndërroi jetë disa javë më parë pas shoqërimit në komisariatin e policisë, ndërsa së fundmi ekspertiza raportoi se ai vdiq nga mbidoza.

Sipas ekspertit Karamuço, deklaratat e institucioneve nuk kanë shumë besueshmëri, ndërsa shtoi se policia përballet me dy përgjegjësi që po hetohen nga Prokuroria, të cilat janë veprimet arbitrare si dhe mosdhënia e ndihmës në momentin që ai ka humbur ndjenjat.

“Mediat kanë nxjerrë raportin zyrtar mjeko-ligjor, toksikologjik, kur sipas tyre provohet se prania e drogës në organizëm ka sjellë ishemi dhe arrest kardiak. Nëse do t’i referohemi asaj që kemi diskutuar, kamerat që kemi parë, informacionet që na erdhi në atë kohë dhe deklaratave për shtyp të institucioneve, ka një dozë besueshmërie të ulët.

Janë të mbivendosura në disa dritë hije përfshirë këtu dhe mjekësinë ligjore sepse ka një deklaratë që nuk ka shenja dhune ndërkohë që në foto tregohet se ka një hematomë të madhe. Ai prononcim fillestar ka kompromentuar besueshmërinë e atij institucioni dhe kjo analizë nuk shkarkon policinë nga përgjegjësia e veprimeve arbitare.

Drejtuesi i AMP duhet të nxjerrë kamerat. E dyta, nëse ka një të drejtë familjare që mund ta ushtrojnë është ajo e riinspektimit. Nëse ka dyshime është e drejta e tyre. Policia nuk mund të shkarkohet nga përgjegjësia tjetër e mosdhënies së ndihmës.”, u shpreh Karamuço.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PORTI I DURRËSIT/ PD: Qytetarët e Zagrebit nuk e lejuan mikun e Ramës të përlajë pasuritë publike në afera korruptive
Previous article NDRYSHIME PËR MATURËN SHTETËRORE/ Test automatik për ata që zgjedhin…

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS? Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS? Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

GRABITET SHTËPIA E KARDINALIT ERNEST SIMONI NË FIRENCE/ Hajdutët marrin 30 mijë euro dhe lejen e qëndrimit Aktualitet

GRABITET SHTËPIA E KARDINALIT ERNEST SIMONI NË FIRENCE/ Hajdutët marrin 30 mijë euro dhe lejen e qëndrimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT