• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PORTI I DURRËSIT/ PD: Qytetarët e Zagrebit nuk e lejuan mikun e Ramës të përlajë pasuritë publike në afera korruptive
Home
Politikë

PORTI I DURRËSIT/ PD: Qytetarët e Zagrebit nuk e lejuan mikun e Ramës të përlajë pasuritë publike në afera korruptive

19 November, 2022 s.autor Politikë

Partia Demokratike me anë të një deklarate ditën e sotme nga Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Jola Hysaj, u shpreh se afera e qeverisë me portin e Durrësit ëhtë vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë.

Hysi shtoi se qytetarët e Durrësit nuk meritojnë më pak se qytetarët e Zagrebit të cilët sipas saj nuk lejuan kompaninë e mikut të Ramës të përlajë në afera korruptive pasurinë publike.

Deklarata e plotë:

Merakut të Edi Ramës se si duhet t’u shpjegojë bashkëplaçkitësve reagimin e opozitës kundër vjedhjes nga ai dhe klani i tij, të pasurisë publike më të çmuar të shqiptarëve, Portit të Durrësit mund t’i vijmë në ndihmë duke i rikujtuar opinionit se, investitorët seriozë të Ramës për vjedhjen e rradhës në sipërmarrjen e tij, do të jenë Gugallet, Zotot dhe Mërtirët e rradhës të cilët i shërbyen Ramës në ndërmarrjen Rama, Agaçi, Ahmetaj, Veliaj të djegësve me të cilën organizata kriminale me në krye Ramën vodhi me firmën e tij 420 milionë euro pa garë.

Ndërkohë që Rama po mbyll me arrestimin e cironkave aferën e djegësve, ai nuk humb kohë për skemën e re të plaçkitjes!

Porti i Durrësit është vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë të cilën Edi Rama, njësoj si Inceneratorët, po i merr pa garë!

Njësoj si inceneratorët, ai i jepet kompanive offshore pas të cilave qëndron vetë Rama dhe rrethi i tij!

Njësoj si me inceneratorët, tashmë jo qindra milionë euro, por miliarda euro pasuri publike, përvetësohen nga Rama dhe miqtë e tij!

Partia Demokratike është e bindur se qytetarët e Durrësit nuk meritojnë më pak se qytetarët e Zagrebit të cilët nuk lejuan kompaninë e mikut të Ramës të përlajë në afera korruptive pasurinë e tyre publike.

Partia Demokratike mbetet e vendosur që Porti i Durrësit, që u përket qytetarëve të Durrësit, nuk do të lejojë që të përfundojnë në xhepat e kompanive offshore të Edi Ramës!

Drejtësia vonon por nuk harron!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJËRI DHUNOI VJEHRRËN, TJETRI BASHKËSHORTEN/ Dy të arrestuar në Tiranë
Previous article VDEKJA E LEAR KURTIT/ Eksperti i kriminalistikës: Deklaratat e institucioneve jo shumë të besueshme, familjarët mund të…

s.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT