• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI! Vetëbesimi i tepërt mund tu rrezikojë shëndetin
Home
Shëndet

STUDIMI! Vetëbesimi i tepërt mund tu rrezikojë shëndetin

19 November, 2022 s.autor Shëndet

Të moshuarit që e nënvlerësojnë gjendjen e tyre shëndetësore shkojnë më rrallë te mjeku. Por kjo mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e tyre. Për shembull, në rastin kur sëmundjet e rënda zbulohen kur është tashmë shumë vonë.

Në të kundërt, njerëzit që mendojnë se janë më të sëmurë nga sa janë në të vërtetë, shkojnë më shpesh tek mjeku. Kjo është ajo që zbuloi një studim i ri nga Sonja Spicer nga Instituti për Demografi në Universitetin e Vjenës dhe Muxhahid Shaik nga Shkolla Herti në Berlin, bazuar në të dhënat e mbi 80.000 evropianë të moshës 50 vjeç e lart.

Rezultatet u publikuan në “Journal of the Economics of Agin”. Dihet se vetëbesimi ndikon shumë në sjelljen tonë. Njerëzit që i mbivlerësojnë aftësitë e tyre fitojnë më shumë, i investojnë ndryshe paratë e tyre, dhe kanë më shumë gjasa të jenë udhëheqës

Por ndërkohë, ata ndërmarrin më shumë rreziqe, pësojnë më shumë aksidente, dhe bëjnë një jetë më pak të përgjegjshme në raport me shëndetin e tyre, duke pirë më shumë alkool, hanë në një mënyrë më pak të shëndetshme, dhe flenë shumë pak.

Mënyra se si njerëzit e perceptojnë gjendjen e tyre shëndetësore, mund të ketë gjithashtu pasoja për vendimet e tyre, si për shembull nëse duhet të shkojnë apo jo tek mjeku. Në studimin e Spicer dhe Shaik, u zbulua se njerëzit që e nënvlerësojnë gjendjen e tyre shëndetësore e vizitojnë mjekun 17 për qind më pak sesa ata që e vlerësojnë me saktësi shëndetin e tyre, gjë që është thelbësore për kujdesin parandalues siç janë ekzaminimet.

Rezultate të ngjashme janë gjetur edhe për vizitat tek dentisti. Por perceptimi mbi shëndetin e një njeriu, nuk ka asnjë ndikim në numrin dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital. Me sa duket kjo e fundit është e përcaktuar dhe shpesh kërkon referimin e mjekut.

Po ashtu, autorët e studimit zbuluan se njerëzit që nënvlerësojnë shëndetin e tyre, detyrohen të shkojnë tek mjeku 21 për qind më shpesh. Nga njëra anë, ekziston disavantazhi që këto vizita shtesë mund të shkaktojnë kosto të panevojshme, gjë që është e rëndësishme duke pasur parasysh plakjen e popullsisë dhe shpenzimet e larta për shëndetin publik.

Të dhënat u mblodhën si pjesë e studimit SHARE (Anketa e Shëndetit, Plakjes dhe Pensionimit në Evropë) gjatë viteve 2006-2013. Së pari, pjesëmarrësit u pyetën se si e vlerësonin shëndetin e tyre, për shembull, nëse kishin probleme të ngriheshin nga karrigia pas qëndrimit ulur për një kohë të gjatë.

Më pas, pjesëmarrësit duhej të ngriheshin nga një karrige gjatë një testi. Në këtë mënyrë mund të përcaktohet nëse dikush e mbivlerëson, nënvlerëson ose vlerëson me saktësi shëndetin e vet. Gjithashtu, studiuesit morën parasysh gjykimet e gabuara në lidhje me kujtesën dhe lëvizshmërinë.

Në përgjithësi, shumica e pjesëmarrësve në anketë e vlerësojnë saktë gjendjen e tyre shëndetësore (79 për qind), 11 për qind mbivlerësojnë dhe 10 për qind nënvlerësojnë shëndetin e tyre. Me studimin e tyre të ri, studiuesit u bazuan në një studim të mëparshëm që tregoi se perceptimi i shëndetit ndryshon shumë në varësi të moshës, kombësisë dhe arsimit. Sa më të mëdhenj në moshë të jenë njerëzit, aq më shpesh e mbivlerësojnë shëndetin e tyre. Studiuesit zbuluan edhe dallime të mëdha rajonale.

Analiza zbuloi se njerëzit në Evropën Jugore priren ta mbivlerësojnë shëndetin e tyre, ndërsa ata në Evropën Qendrore dhe Lindore e nënvlerësojnë shpeshherë shëndetin e tyre. Po ashtu njerëzit e arsimuar, kanë më shumë gjasa të vlerësojnë saktë shëndetin e tyre. Apeli i studiuesve:Fokusohuni më shumë në edukimin tuaj shëndetësor. Sa më të shëndetshëm qëndihemi tani, mund të ndikojë se sa të shëndetshëm mund jemi vërtetë në terma afatgjatë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KULTIVUAN KANABIS NË MALET E KRUJËS/ Merr fund arratia disa-vjeçare e 2 vëllezërve (EMRAT)
Previous article E PËSON KEQ/ U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në Sarandë, policia jep detajet

s.autor

Postime të ngjashme

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta Shëndet

RIGONI/ Bima aromatike me vlera për shëndetin dhe përdorime të shumta

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite Shëndet

E DINIT? Dieta MIND mund të ngadalësojë plakjen e trurit me deri në 2.5 vite

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global Shëndet

SHIFRAT SHQETËSUESE TË OBSH: Obeziteti te fëmijët është katërfishuar në nivel global

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT