Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi kryeministri Rama kërkoi falje për publikimin e lajmit të investimit të Alabbar në Zagreb.
Meta u shpreh se Rama kërkoi ndjesë pasi gënjeshtra iu zbulua duke theksuar se është koha për t’i dhënë fund këtij regjimi mashtrimi.
Ilir Meta: “Nuk janë më të pasur vendet e tjera, por këtu vidhet, me koncesione. Në këtë kulm krize shtojnë taksat për profesionet e lira, që sigurojnë vetën me punën e tyre jetën e tyre dhe kontribuojnë për vendin. Kjo është një masë që duhet shtyrë kur të përfundojë kriza. Rilindja i ka shpallur luftë shtresës së mesme përmes taksave që një pjesë të largohen të tjerët të të varfërohen, të ulin shpinën e ti nënshtrohen Rilindjes. Situata është gjithmonë e më e rëndë për biznesin, taksa për prodhuesit e mëdhenj, thotë ai se ata e kanë fajin, në vend që të nxisë prodhimin vendas do që ti japë goditje, Për këta ka rëndësi vetëm biznesi i importi, fajtori për gjithçka që ndodh në këtë vend është Rama gënjeshtari i vetëpranuar.
E dëgjuar dje çfarë tha, postoi në Twitter: Shikoni këtë shkrimin e 2019 se si e prek Kroacia investitorin që ju kam gjetur unë, emancipohuni. Por nuk zgjati më shumë se disa orë pasi Kroacia e kishte përzënë në 2020.
Edhe atje ka të korruptuar, por ka një shoqëri që nuk i pranonin gënjeshtrat e mashtrimet.
Atje nuk i kishte dhënë njeri portin, por një zonë për ta zhvilluar dhe atë me garë, jo pa garë siç ia jep zotëria në Durrës, si ta kishte pronën e vet.
Ata nuk pranuan projekte që vjen era korrupsion. Pasi doli gënjeshtar kërkoi falje, “më falni se më zbuluat”, por sa herë ka kërkuar falje, është koha ti japim fund këtij regjimi që në thelb ka mashtrimin.
Pse ka kaq frikë ky nga fjala, e vërteta sepse nuk do që ti zbulohet korrupsion, aferat e tij çdo gjë e ka bërë fëp e fëp siç ka bërë me inceneratorin. E ka mbushur burgun me roje, por fajin e ka ai.
Drejtësia është e kapur, vetëm për vitin që vjen do pagua 1,5 muiliardë euro për borxhet që ka marrë. Por dhe na 2-3 miliardë janë të padeklaruar, dhe e kuptoni ku vete situata, kjo do të thotë që do paguajmë për borxhet aq sa është uxheti për vitin që vjen.
Merr borxhe për fasada e mashtrime.


