• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E EMËROI DREJTORESHË KUR ISHTE MINISTËR/ Flamur Noka tregon raportet me Greta Koçin! Zbulon ‘shtëpinë e padeklaruar’ dhe “sekretin” e Ramës
Home
Politikë

E EMËROI DREJTORESHË KUR ISHTE MINISTËR/ Flamur Noka tregon raportet me Greta Koçin! Zbulon ‘shtëpinë e padeklaruar’ dhe “sekretin” e Ramës

19 November, 2022 s.autor Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka zbuluar raportin me këngëtaren e njohur, Greta Koçin 9 vite pasi e emëroi drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme, në periudhën kur ai drejtonte institucionin shtetëror.

Në atë kohë, Greta Koçi studionte për Shkenca Politike dhe ishte nënkryetare e Forumit Rinor të PD-së, e zgjedhur në tetor të vitit 2011.

greta koci

Gjatë një interviste për “Glamour Zone”, i pyetur nëse do ishte i pranishëm në dasmën e saj nëse këngëtarja do e ftonte, Noka u përgjigj se “padiskutim që po”, duke theksuar se me të gjithë vartësit e tij “ka pasur gjithmonë marrëdhënie zyrtare e korrekte”.

greta koci flamur noka

 “Me të gjithë vartësit e mi, kam pasur marrëdhënie zyrtare, normale dhe korrekte. Kushdo nga vartësit e mi që më fton unë do ta respektoj në maksimum. Pa asnjë diskutim do i shkoja, kushdo nga vartësit, nga sportelisti tek dera e Ministrisë deri tek zëvendësi unë i trajtoj dhe i respektoj maksimalisht të gjithë, e kam aspekt njerëzor këtë, nuk çedoj kurrë këtu”, u shpreh ai.

Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe deputeti i PD, Flamur Noka, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me arrestimin e Emiljano Shullazit dhe kercenimet ndaj kandidatit per rektor ne Universitetin e Tiranes, Mynyr Koni. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and lawmaker, Flamur Noka, during a parliamentary session.

Flamur Noka i eshte pergjigjur edhe akuzave të deputetit, Gazment Bardhi i cili ka publikuar pamjet e nje vile 500 mije euroshe te Gjirin e Lalëzit, për të cilën ka thenë se eshte ne pronesi te ish-ministrit te Brendshem.

Por Flamur Noka ka ironizuar duke thene se ka vetëm një shtëpi të padeklaruar dhe ajo eshte banesën ku jeton aktualisht. Ai thekson se  “s’do ishte keq të kisha 2-3 në fakt”.

“Të padeklaruar? Kam vetëm 1 shtëpi ku jetoj, s’do ishte keq të kisha 2-3 në fakt. Kanë edhe njerëz të thjeshtë shtëpi të padeklaruar, s’kam pasur mundësi, do të doja ta kisha. Për fat të keq kam vetëm 1 aty ku jetoj”, u shpreh deputeti i PD.

flamur noka edi rama

Sa i përket kryeministrit Edi Rama, ai theksoi se kreu i qeverisë “është njeriu që e ka urryer gjithmonë atë Parlament”.

“Rama është njeriu që e ka urryer gjithmonë atë Parlament, e urren demokracinë, është njeriu që preferon diktatin, unin, nuk e njeh vendimin kolegjial dhe diskutimin kolegjial, kështu që ai nuk la lidhje me parlamentit e parlamentarizmin”, tha Noka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUBASHI TËRHIQET NGA GARA/ Indrit Hoxha kandidati zyrtar i PD-së për bashkinë Vorë
Previous article BERISHA VIZITON PANAIRIN E LIBRAVE/ Takohet me qytetarët dhe ndalet te stendat e librave

s.autor

Postime të ngjashme

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë Politikë

"PRANIA BESNIKE"/ Rama: Të premten, ora 17:00 në të gjithë Shqipërinë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bardhi: Drafti i PS, “puç kushtetues”! Shkel vendimin e Kushtetueses, vota jonë kundër

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Bylykbashi prezanton draftin e PS: Rritje sa 2% e pagës së Presidentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT