• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRTHIMI NË STAMBOLL/ Dëshmia rrëqethëse e nënës: Vajza ime humbi…
Home
Nderkombetare

SHPËRTHIMI NË STAMBOLL/ Dëshmia rrëqethëse e nënës: Vajza ime humbi…

15 November, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Nëna e një prej personave që u plagosën gjatë shpërthimit të fuqishëm në Stamboll që la pas 6 viktima dhe 81 të plagosur ka përshkruar për mediet greke momentet e tmerrit që përjetoi dje në Stamboll.

Ajo thotë se e bija humbi shumë gjak se aktualisht po trajtohet në spitalin e Stambolli. Ndërsa rrëfimi i saj për eksperiencën e shpërthimit është rrëqethës.

“Ime bijë është në spital, ajo ka plagë në këmbë dhe ne nuk dimë çfarë të bëjmë. Ajo më tha “mami, pashë njerëz dhe fëmijë të vrarë, njerëz të copëtuar”, tha nëna e të lënduarës me origjinë greke.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur kjo zonë e Stambollit ishte mjaft e populluar jo vetëm nga banorë rezidentë por edhe nga shumë turistë.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkaqet e sulmit, por dyshimet e autoriteteve turke janë se kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

Shpërthimi është filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë. Sipas autoriteteve turke në pamje shihet një grua që kalon mes qytetarëve dhe lë një çantë e dhe ulët në stol për 45 minuta. Pasi është larguar disa minuta më pas, bomba shpërtheu.

Edhe Presidenti turk Tayip Erdogan e ka cilësuar ngjarjen e sotme një ‘sulm’ terrorist, ndërsa deklaroi se autorët e incidentit do të dënohen ashtu siç e meritojnë.  Prokuroria e Stambollit njoftoi se ka nisur hetimi për shpërthimin dhe se për ngjarjen janë caktuar 5 prokurorë publikë. Gjithashtu, Gjykata Penale e Paqes e Stambollit njoftoi se pas shpërthimit është vendosur të mos lejohet transmetimi i pamjeve nga ngjarja.

Deri më tani nuk raportohet për shqiptarë të lënduar.

Për sulmin reagoi edhe ministria e jashtme Olta Xhaçka . “Ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe popullit të saj ne këtë ditë të dhimbshme”.

Kjo nuk është hera e parë që në Stamboll ndodhin sulme terroriste. Në vitin 2017 një person i armatosur vrau 39 persona në një klub nate. Ndërsa në 2003, një sërë shpërthimesh vetëvrasëse u regjistruan në katër zona të ndryshme të qytetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET NË VERI TË KOSOVËS/ Presidentja Vjosa Osmani cakton datën 18 dhjetor për komunat
Previous article RIKTHEHEN RESHJET? Temperatura të ulta, si do të jetë moti këtë të martë

F.autor

Postime të ngjashme

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT