• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SLLOVENIA ZGJEDH PRESIDENTEN E PARË GRUA/ Kush është kandidatja e pavarur që mundi Borut Pahor me 30 vite karrierë në politikë
Home
Nderkombetare

SLLOVENIA ZGJEDH PRESIDENTEN E PARË GRUA/ Kush është kandidatja e pavarur që mundi Borut Pahor me 30 vite karrierë në politikë

14 November, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Natasha Pirc Musar fitoi rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Slloveni, për t’u bërë presidentja e parë grua e këtij vendi. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të së dielës konfirmuan se Pirc Musar mundi kundërshtarin e saj, Anzhe Llogar.

Me mbi 90 për qind të votave të numëruara, ajo fitoi rreth 54 për qind, ndërsa Llogar mori rreth 46 për qind dhe e pranoi humbjen.

“Sllovenia zgjodhi një presidente që beson në Bashkimin Evropian, në vlerat demokratike mbi të cilat u themelua BE-ja”, tha Pirc Musar pas fitores.

Në zgjedhje morën pjesë afro 50 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Pirc Musar do të zëvendësojë presidentin e deritashëm, Borut Pahor, i cili ka qenë aktiv në politikë për më shumë se 30 vjet. Kandidatja e pavarur, Pirc Musar, ka qenë gazetare dhe avokate për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ajo ka avokuar, po ashtu, për të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe çështjet e mbrojtjes sociale. Rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale u mbajt tri javë më parë. Në atë rund, Llogar, ish-ministër i Jashtëm i Sllovenisë, mori më shumë vota. Për të votuan 33.95 për qind e qytetarëve, ndërsa për Pirc Musarin 26.88 për qind.

Këto ishin zgjedhjet e shtata presidenciale në historinë e shtetit të pavarur të Sllovenisë./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT MBLEDHJA NDËRQEVERITARE SHQIPËRI-MAQEDONI/ Rama: Do të finalizohen një sërë marrëveshjesh
Previous article "MË KTHEN NË SKIFTER..."/ Besi thotë pjesën më 'hot' në trupin e Xhensilës

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore Botë

ALARM NË POLONI/ Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka shkelur hapësirën ajrore

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë Botë

PAS VIZITËS NË RUSI/ Të dërguarit e Donald Trump mbërrijnë në Ukrainë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA Botë

DOSJET EPSTEIN TRONDISIN ITALINË/ Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT