Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Beyoğlu Istiklal në Stamboll, Turqi
Autoritetet e Ankarasë nuk e përjashtojnë pistën e një sulmi terrorist.
Në zonë raportohet për forca të shtura policore dhe ekipe mjekësore, ndërkohë që raportohet për të plagosur dhe të viktima.
Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya në një deklaratë në rrjetet sociale ka sqaruar se të paktën 5 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi dhe se 38 persona janë plagosur.


