• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROTESTA E PD/ Policia e Shtetit njofton masat: Ja rrugët që do të bllokohen
Home
Aktualitet
Kronikë

PROTESTA E PD/ Policia e Shtetit njofton masat: Ja rrugët që do të bllokohen

11 November, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit ka bërë një reagim zyrtar lidhur me protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme. Policia ka bërë publike rrugët që do të bllokohen ndërsa i bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen e automjeteve.

Reagimi i plote:

Në kuadër të tubimit që do të zhvillohet më datë 12.11.2022, në orën 16:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, Policia e Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave, të hartuar për këtë qëllim, njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në  tubim.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë:Protesta e Sali Berishës/ Policia e Shtetit njofton masat: Ja rrugët që do të bllokohen

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore, dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim moskrijimin e konfuzionit dhe për të mos penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat e sigurisë, në përmbushje të përgjegjësive institucionale të saj, për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për sigurinë rrugore, në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në sheshet dhe segmentet rrugore, në të cilat do të zhvillohet tubimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HIDHINI NJË SY/ Këto janë shenjat e horoskopit që e kanë të vështirë të kapërcejnë ndarjen
Previous article KRAH MACRON NË PARIS/ Rama: Rusia mund të shkaktojë dëme! Kemi një çështje të madhe si Serbia dhe Kosova

F.autor

Postime të ngjashme

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA E RËNDË/ Tentoi të vriste 38-vjeçarin në Spille pas sherrit, arrestohet i riu

PAS DISA DITËSH BETEJË ME FLEKËT/ Fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec Aktualitet

PAS DISA DITËSH BETEJË ME FLEKËT/ Fiken zjarret në Mallakastër, por vijojnë në Roskovec

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja Aktualitet

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT