• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK ËSHTË BUXHET I ZAKONSHËM”/ Peleshi: Ja sa do rriten pagat e 7 mijë ushtarakëve nga janari 2023
Home
Politikë

“NUK ËSHTË BUXHET I ZAKONSHËM”/ Peleshi: Ja sa do rriten pagat e 7 mijë ushtarakëve nga janari 2023

10 November, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Teksa në Kuvend po diskutohet paketa fiskale dhe buxheti i vitit 2023, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se ky nuk është një buxhet i zakonshëm, por një buxhet i rezistencës së një krize të shkaktuar nga një luftë.

Peleshi: Ajo nuk është thjesht një luftë ushtarake mes dy vendeve. Të gjithë e dimë që ky është shkaku i inflacionit. Si do dukej ky buxhet nëse do ishit ju në pushtet? Çdo shtet sot ka sfidën si të menaxhojë inflacionin, çfarë masa të marrë. Debatet dhe kritikat janë se si menaxhohet inflacioni. Në vendet baltike inflacioni është mbi 20%. Ndërsa ne kemi një shifër 6.4%. në të gjithë Evropën inflacioni është më 2 shifra, ndërsa ne jemi në 6.4%.

Peleshi tha se ka disa arsye që qeveria ka arritur të menaxhoj inflacionin dhe arsyeja kryesore është mburoja e çmimit të energjisë. Sipas tij është energjia ajo që po trondit tregjet, por nga konsumatorët shqiptarë nuk ndjehet pasi qeveria po mbulon 80% të faturës së tyre.

Peleshi: Shqipëria e vogël e ka bërë këtë dhe për të arritur në këtë ditë ka rritur të ardhurat dhe ka dyfishuar buxhetin, ka shtuar 3 miliard dollarë në buxhet. Po të mos ishin ato 3 miliard ne nuk do përballonim dot krizën e luftës.

Ministri deklaroi se do të ketë një rritje të re për ushtarakët. Pagat e tyre u rritën me 40% në korrik 2022 , por nga janari 2023 do të ketë një rritje tjetër me 7%.

Peleshi: Rreth 7 mijë ushtarakë do të përfitojnë një rritje të re me këtë buxhet. Në janar, ky buxhet mbi 30% e korrikut, do të shtojë edhe 7%. Ky është një vizion i qeverisë dhe një premtim i kryeministrit i cili ka thënë se pagat e ushtarakëve do të rriten çdo vit derisa të kalojmë vendet e Ballkanit Perëndimor. Putini është arsyeja e tronditjes së ekonomive botërore dhe Shqipëria e ka menaxhuar më së miri./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK ISHTE E THJESHTË"/ Rrëfimi i veçantë i Fjodora Fjorës për djalin e birësuar: Kur më pyet për të atin…
Previous article I MUNGONIN NËNKRYETARËT/ Lindita Nikolla thyen rekordin parlamentar: 13 orë pa lëvizur...

s.autor

Postime të ngjashme

U EKZEKUTUA NË MAKINË ME SILENCIATOR/ Zbardhen detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic në 5 banesa të familjes Reçi Aktualitet

U EKZEKUTUA NË MAKINË ME SILENCIATOR/ Zbardhen detaje nga vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic në 5 banesa të familjes Reçi

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI)

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT