Një video ku shfaqet një grua duke drejtuar një karrocë elektrike me të cilën tërheq zvarrë një qen, është bërë virale në internet. Në klipin në fjalë, i cili është regjistruar nga një burrë me një automjet që lëvizte pranë, shihet qeni në pjesën e pasme të karrocës ndërsa personi nuk shqetësohet.
“Po lëndon qenin tënd! Ndaloni, ai do të ngordhë”, personi që merr pamjet me celularin e tij mund të dëgjohet duke i bërtitur gruas. Gruaja kthen kokën pas duke mërmëritur dhe vazhdon të ngasë normalisht. Shumë komentues e dënuan sjelljen e gruas, duke e quajtur të sëmurë.


