• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NGJIT SHUMË FJALA QERRATA PËR POLITIKANËT”/ Agron Gjekmarkaj: E dëgjon rëndom, kur nuk do t’i thuash gomar apo faqezi…
Home
Politikë

“NGJIT SHUMË FJALA QERRATA PËR POLITIKANËT”/ Agron Gjekmarkaj: E dëgjon rëndom, kur nuk do t’i thuash gomar apo faqezi…

6 November, 2022 s.autor Politikë

Qerratenjet, qerratallaret, qerrateshat dhe qerratusherit të perbashkët kanë qerratallëkun. Nga pushtimi i gjatë otoman populli ynë ka huazuar disa fjalë, koncepte e trajta të cilat nëse befas do ti debonte nga gjuha shqipe, menjehere do të ndiente mall e brengë.

 

Do shihje dikë në televizor a në rrugë e nuk do e perkufizoje dot ! Po kaq respekt meritojnë fjalë kopuk, teveqel, i pahajer, zuzar, qelepirxhi ,batakçi, dovlet e hyqymet

Tek qerratusherit hynë të dyja gjinitë si trajtë permbledhese ashtu siç bashkon ëngjejt mungesa e seksit.

 

Prapashtesa ush, usher, usherit është perkedhelesë. Per ilustrim, një ministrush, shumes ca ministrusher.

Në politikë dhe per politikanet, ne domëthëne, fjala qerrata ngjit më shumë. Fjali “eee është qerrata i madh ai”degjon rendom. Kjo vjen ngaqe nuk do ti thuash hajdut, genjeshtar, gomar apo surratqerep, dylme apo faqezi. Një ministri që genjen per qejf të gojes ke dilemen ti thuash zullap a trap pastaj nuk do ta prishesh gojen e mbyll me qerrata, po ai prape di genjeje i bindur dhe i lumtur se ai e ka shpikur rrenen.

Tani në prag të zgjedhjeve lokale ka një zgjim të madh deshirash, ëndrrash , deliresh, njoftimesh e thagmash. Rëndin të shpjegojnë sa të mirë janë, sa e padrejtë që kaq vonë shfaqen, sa i do komshia, po kaq njeriza, lagjia, qyteti, vendi dhe vertete ndonjë i tillë është. Por disa janë thjeshtë qerratusher të cilet nisin udhetimin drejt selametit.

Një udhetim në emer të se mires, së bukures vetë ketij qerrata vatan qe e kanë jaran dhe i ka xhan.

Diaa me barkun e madh në te cilin fusin berxolla me pas embelsirë e menjëhere pas saj një peshk në zgarë, me arra në gojë e fraza çyryke me babezi në mendjen nisin yxhymin e tyre. Ata darovisin, premtojnë, vrapojnë, guxojnë , rrahin shpatulla, hanë hudher e qepë ecin haravan drejt ëndërres perpjete.

Po ata, veç ata tregtarë të perjetshem flamujsh ku dijet me të medha i strehojnë në zorrë, shpallin armiq, besnikë, demokrat, i shitur, i blerë Salistë, Bashistë, Ramistë. Këte e bejne ata qe veç marrin e japin , që dinë çdo çmim e asnjë vlerë, bash ata që të rrasin doren në xhep, që ngaqë vetem shiten dhe blejne mendojnë se eksperienca i ndihmon edhe per të tjeret.

Ndonjë zonjë duket e sapo dalë nga psikiatria dhe leshon hungrima dhe jerme per lavdinë që se ka.

Ndonjë nuk di të numeroje por kupton çfarë është shumë e që derman i bën.

Një tjeter se di çfarë i mungon por di çfarë është pak në shtepinë e tij.

Rriqnat ne kurrizin e Shqiperisë nuk kanë të sosur. Udhetimi i qerratusherve po kaq i pafund. Durimi i shqiptarve? Ai është i perjetshem

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHEN DËSHMITË e fqinjëve të ekstremistit fetar që ngujoi familjen: Askush nuk dilte nga...
Previous article PAK JAVË PARA SE TË VDISTE/ Mbretëresha Elizabeth dhe Tom Cruise janë takuar në ‘fshehtësi’?

s.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT