• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHEN DËSHMITË e fqinjëve të ekstremistit fetar që ngujoi familjen: Askush nuk dilte nga…
Home
Breaking News

ZBARDHEN DËSHMITË e fqinjëve të ekstremistit fetar që ngujoi familjen: Askush nuk dilte nga…

6 November, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e zbuluar ditën e sotme ku një 52-vjeçar në Tiranë, që ishte radikal fetar, mbante të ngujuar familjen e tij prej 6-vitesh.

News 24 ka siguruar dy dëshmi të fqinjëve nga banesa ku 52-vjeçari Gjergj Laçi kishte ‘burgosur’ familjen e tij.

Sipas dëshmisë së njërit prej tyre, mësohet se ajo kishte rreth 6 vite që nuk i shikonte familjarët e Laçit, ndërsa sipas saj, kohët e fundit kur as vetë Laçi nuk dilte nga banesa, ushqimin ua siguronte xhamia ose familjarët e tij.

Ndërsa një tjetër banore e zonës ka rrëfyer për gjëndjen e vështirë ekonomike të familjes dhe rrjedhën e ngjarjeve që e çuan kryefamiljarin deri në atë pikë.

Sipas saj, bëhet me dije se Laçi kishte kaluar në depresion kur i prishën banesën e mëparshme dhe se atëherë ka hipur në tarracë dhe ka kërcënuar se do të hidhej. Ajo shton se në banesë nuk kishte energji elektrike ose ujë pasi ata nuk kishin mundësi t’i paguanin dhe se për të larë rrobat bashkëshortja e Laçit ziente një kusi në oborr duke treguar kështu edhe gjendjen e rëndë ekonomike.

“Kishim 5 apo 6 vite që nuk i shikonim. Nuk e dinim çfarë halli kishte. Gjergji dilte, shkonte në xhami, në punë si usta. Fëmijët shkonin në shkollë, njeri i rregullt ne nuk na ka ngacmuar. Gruan e vetë e mbante mbyllur por e mbante mirë, ai e kishte merak. Xhamia u sillte ushqim, çdo gjë që u duhej. Dhe babai e vëllezërit e Gjergjit e ndihmonin, ndërsa familjarët e bashkëshortes nuk e di”, u shpreh një prej fqinjëve.

“E kemi njohur familjen prej 30 vitesh, nuk kemi pasur probleme, ishin njerëz të urtë, vinin nga Dibra. Gruan nuk e njoh, që kur i prishën shtëpinë këtu kaloi në depresion. Gjergji herë punonte, herë rrinte pa punë. Gruan nuk e njoh se nuk dilte fare, kohët e fundit e kam parë vetëm 2 herë Gjergjin dhe dukej shumë i stresuar. Shumë pak e kam parë, banesën e kishte rrethuar, nuk kishte drita dhe ujë se nuk i paguanin dot, gruaja lante rrobat duke zierë ujë në kusi në oborr. Kur iu shemb shtëpia hipi në tarracë dhe kërcënoi se do hidhej, u duk që atje që kishte probleme”, u shpreh një tjetër fqinje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "4000 PAUND PËR TË SHKUAR NË BRITANI"/ Gazetari tregon rrugën që ndoqi deri tek udhëtimi me gomone
Previous article "NGJIT SHUMË FJALA QERRATA PËR POLITIKANËT"/ Agron Gjekmarkaj: E dëgjon rëndom, kur nuk do t’i thuash gomar apo faqezi…

F.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT