• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË PRITJE TË VENDIMIT PËR ÇMIMIN MBI 800 KWH/ Rama: Ne po paguajmë 80% të faturës së energjisë elektrike
Home
Politikë

NË PRITJE TË VENDIMIT PËR ÇMIMIN MBI 800 KWH/ Rama: Ne po paguajmë 80% të faturës së energjisë elektrike

5 November, 2022 s.autor Politikë

Ndërkohë që Qeveria do të marrë një vendim nga e hëna për rritjen ose jo të çmimit të energjisë elektrike për ata që konsumojnë mbi 800 kwh, kryeministri Rama këmbënguli sërish se ekzekutivi do të paguajë 80% të faturës për familjet dhe biznesin e vogël.

Sipas tij vetëm 20% e faturës së energjisë paguhet nga konsumatorët, teksa nuk tha asnjë fjalë për ndryshimet në llogaritjen e energjisë që ka nisur nga fillimi i këtij muaji.

“Deri sot megjithëse është bërë gjithmonë e më e vështirë ne kemi mbrojtur familjet dhe biznesin e vogël. në faturën e energjisë elektrike që ju vjen nëpër shtëpi, ju keni edhe një fashë të kuqe që u shpjegon për çmimin, por duhet ta dini që keni një çmim që është 20% të çmimit real. 80% e paguan buxheti i shtetit me vendim të prerë të qeverisë për të mos e transferuar krizë te familjet. E njëjta gjë vlen edhe për biznesin e vogël. Nëse ne do mbronim çmimin e familjeve por jo të biznesit të vogël, rritja e çmimit të energjisë për to, do të përkthehej në transferim të kostos te produktet që ju blini”, tha Rama.

Sipas tij “Jemi në luftë dhe nëse thonë se i shërbej dikujt tjetër, nuk di çfarë të them. Jemi në luftë, pasi qëllimi kryesor që e ka nxitur Putin të nise ofensivën ndaj Ukrainës, nuk është për të marrë ca copa toke por për të gjunjëzuar Perëndimin. Ky është qëllimi i luftës dhe për ta bërë këtë bombat bien në Ukrainë, vrasjet, palët por ndërkohë ne jemi duke vuajtur pasoja. Energjia është e kthyer në armë dhe tjetra është inflacioni i luftës. Këto janë armët që po përdor Putin. Rusia ka futur në një situatë të vështirë gjithë shtetet, ne nuk i shmangim dot pasi duhet të dalim në treg për të importuar. Ne nuk mund të prodhojmë dot gjithë nevojat tona energjetike.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET/ “Po të binin dakord dy palët do të pranoja…”, Korreshi: Ja marrëdhënia ime me Bashën
Previous article KOKAINA NË BANANE NË PORTIN E DURRËSIT/ Zbardhen detaje nga hetimet. Operacioni ende në vijim sepse…

s.autor

Postime të ngjashme

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj Breaking News

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt Breaking News

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT