• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/  “Po të binin dakord dy palët do të pranoja…”, Korreshi: Ja marrëdhënia ime me Bashën
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ “Po të binin dakord dy palët do të pranoja…”, Korreshi: Ja marrëdhënia ime me Bashën

5 November, 2022 s.autor Politikë

Deputeti demokrat Saimir Korreshi deklaroi në emisionin “Stay Tuned” në MCN TV se nëse emri i tij do të ishte propozim i përbashkët i dy grupimeve në PD, ai do të pranonte të ishte kandidat për kryetar bashkie në Lushnjë.

Korreshi tha se në situatën që është PD-ja, gjykoi që të mos përfshihet në këtë proces.

Kandidatët më të rëndësishëm për Tiranën janë bërë publik. Këlliçi dhe Bogdani janë figura të njohura, i japin vlerë kandidimit. Më i rëndësishëm se primaret do të jetë bashkimi i PD, si do të hyjë. A do përballemi edhe njëherë si në 6 mars me njëri-tjetrin, apo do kemi një ribashkim apo ngjitje. Duhet të kemi kthjelltësinë e duhur për të arritur një marrëveshje historike për demokratët. E para që duhet të bien janë etiketimet që kemi njëri-tjetrin. Nuk mendoj se asnjëri është i shitur te Rama. Janë me shpirt demokrat, me shpirt demokrat. Realisht të dyja palët nëse nuk konvergojmë me një vendim unik, gjykoj se i kemi dhënë kredit Ramës. Të gjithë aktorët dhe faktorët e sotëm në PD, nga Berisha dhe Alibeaj, duhet të kemi ndërgjegje për të arritur një kohezion. Në rast se nuk do ketë marrëveshje do shkojmë me dy kandidatë. Pasoja kryesore është që me dy kandidatë i shtohen kredite Ramës. Akoma nuk jemi dakord për ngjyrat e kostumit. Ne kemi një shprehje që të mos zihemi për mustaqet e Çelos, port ë gjejmë një emërues të përbashkët dhe pastaj hëngshin kokat e njëri-tjetrit. Unë kam pasur gjithmonë ambicie për të kandiduar për bashkinë e Lushnjës. Nisur nga fakti që si deputet përveç fjalës s’ke asgjë në dorë. Unë nuk do marr pjesë për një motiv, dashje pa dashje, të dyja palët ne jemi bërë sebepçinjtë e kësaj zënke. Mendova dhe gjykova që duhet të kemi një të tretë në mes që s’ka qenë i përfshirë gjatë gjithë kësaj kohe”.

I pyetur po nëse dy palët do të binin dakord për kandidaturën e tij Korreshi tha:

Patjetër do të pranoja, me kënaqësi të madhe”.

I pyetur mbi marrëdhëniet me ish-kreun e PD Lulzim Basha, Korreshi tha:

Në distancë jemi përshëndetur vetëm në Kuvend, asnjë lloj marrëdhënie me z.Basha. As jemi takuar, apo të konsumojmë një kafe. Thjesht një marrëdhënie njerëzore”.

Ndërsa foli mbi arsyet përse u pozicionua në grupimin Basha, Korreshi tregoi se si do të vepronte po të ishte në vendin e Berishës.

Në logjikë në fillim fare shikoja mënyrën si nisi një proces duke sharë, nuk e mendoja se do të linçoheshin kurrë demokratët. Do të niste një vrull i madh sharjesh dhe ofendimesh, kjo më bëri të stepur, kam ndenjur asnjanës. Gjithmonë kam thënë që jam te PD institucionale. Derisa i shkuam kësaj pune në gjykatë, le ta zgjidhe gjykata. Po të isha si z.Berisha dhe të kisha atë mbështetje që ai pati, do t’i shkoja Bashës në datën 18, të fitoja në 18 dhe po në këtë datë të shkoja në selinë e PD dhe në të na i kursente këtë gjullurdi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË REGJISTËR PËR TË KORRUPTUARIT/ Qeveria ngre bazë të dhënash elektronike
Previous article NË PRITJE TË VENDIMIT PËR ÇMIMIN MBI 800 KWH/ Rama: Ne po paguajmë 80% të faturës së energjisë elektrike

s.autor

Postime të ngjashme

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt Breaking News

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT