• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MAVIJOSJE DHE DJEGIE TË…/ Çfarë tregoi raporti mjekësor për të moshuarën që u dhunua në Pejë
Home
Breaking News

MAVIJOSJE DHE DJEGIE TË…/ Çfarë tregoi raporti mjekësor për të moshuarën që u dhunua në Pejë

4 November, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje nga raporti mjekësor janë bërë sot publike për mediat pas ekzaminimit të të moshuarës që u dhunua në Pejë.

Raporti mjekësor për Minire Nurën tregon se e moshuara ka ende disa mavijosje tjera në pjesë të ndryshme të trupit dhe një djegie të shkallës së lartë në këmbë.

Shenja të dhunës në të dy duart, mavijosje në gjendje përmirësimi në shpinë e djegie të shkallës së lartë në këmbën e majtë; krejt këto shenja monstruoze u evidentuan nga mjekët e Spitalit të Pejës, gjatë kontrollit të 70 vjeçares Minire Nura, e cila deri të mërkurën ka qëndruar në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë.

E moshuara, që u sulmua mizorisht nga një ish-infermiere, me përkrahje ‘morale’ e çnjerëzore të tri ish-infermiereve tjera, përpos pasojave psikologjike, po del se ka përfunduar edhe me pasoja të rënda fizike gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Gjendjen e rëndë fizike dhe shenjat e dhunës që i konstatuan mjekët pas ekzaminimit të të moshuarës, dje në Spitalin e Pejës, i ka konfirmuar edhe avokati i familjes së Minire Nura nga Gjakova, Meshar Selimaj.

“Nga ekzaminimi që i është bërë dje nga Spitali i Pejës, vërehen lëndime në shpinë dhe duar, hematoma, ndërsa sot nga familjarët është vërejt një lëndim i djegies në këmbë tek e dëmtuara.

Hematomat duken që janë të disa ditëve më parë”, ka thënë avokati Selimaj për reporterin.

Rasti ku dëshmohet ushtrimi i dhunës monstruoze ndaj të moshuarës nga Gjakova, nëna e një dëshmori të luftës, u publikua të mërkurën në rrjetet sociale. Pamjet kur ish-infermierja e qendrës në Pejë, Aurona Pelaj, e godiste 70 vjeçaren e cila dëniste nga dhuna që po përjetonte, ndërkohë që disa dy ish-infermiere tjera po e incizonin dhe u argëtonin me veprimin e koleges së tyre, çuan në arrestimin dhe paraburgosjen e tre ish-infermierëve në fjalë dhe revokimin e licencës së shtëpisë së pleqve në Pejë, i licencuar deri më sot si institucion privat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HIDHINI NJË SY/ Ju prezantojmë me këpucët e të ardhmes!
Previous article "GJITHMONË KAM DASHUR..."/ Dojna Mema tregon dëshirën e saj të parealizuar

F.autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura Aktualitet

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT