• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUBLIKON VIDEON E RAMËS NGA ERSEKA/ Meta: Ja si i del boja fasadës së investimeve të “Rilindjes” në Arsim
Home
Politikë

PUBLIKON VIDEON E RAMËS NGA ERSEKA/ Meta: Ja si i del boja fasadës së investimeve të “Rilindjes” në Arsim

1 November, 2022 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar sot një video nga takimi i kryeministrit Edi Rama me të rinjtë në Ersekë.

Bëhet fjalë për pyetjet që një gjimnazist i ka drejtuar kryeministrit për investimet në arsim në qytetin e tij dhe ndalimin e ikjes së të rinjve.

Meta shkruan se censura nuk mundi ta ndalonte këtë nxënës kurajoz, duke shtuar se për shkak të Rilindjes, Arsimi sot është më i braktisur, më i politizuar dhe më i rrënuar se kurrë.

“Ja si i del boja fasadës së investimeve të “Rilindjes” në Arsim përmes të vërtetave të thëna hapur nga ky nxënës kurajoz në Ersekë, të cilin censura nuk mundi ta ndalonte dot.

Për shkak të Rilindjes, Arsimi sot është më i braktisur, më i politizuar dhe më i rrënuar se kurrë. Braktisja e Arsimit tregohet qartasi me mosmbështetjen buxhetore për arsimin, me investimet gjysmake, e tregon shpërfillja për mësuesit, pedagogët dhe për kërkimin shkencor. Bëhen ndërtesa për t’u dhënë tendera klientëve të Rilindjes, por nuk ka laboratorë, palestra, banka dhe mjete mësimore bashkëkohore.
Për Partinë e Lirisë, Arsimi është prioritet i prioriteteve kombëtare dhe do të jetë prioriteti i parë sa herë të diskutohet Buxheti i Shtetit.
Nuk ka zhvillim pa Arsim! Gjithçka për të rinjtë”, shkruan Meta.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIKE/ Zgjidhet një ndër misteret më të mëdha në Biologji
Previous article "MESAZH VETES"/ WhatsApp del me njoftimin e rëndësishëm për përdoruesit

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT