• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PO “PESHKOHEN” NË IRAN/ Rusia po rekruton ushtarë afganë të trajnuar nga SHBA, që janë arratisur nga frika e talebanëve
Home
Nderkombetare

PO “PESHKOHEN” NË IRAN/ Rusia po rekruton ushtarë afganë të trajnuar nga SHBA, që janë arratisur nga frika e talebanëve

31 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Ushtarët e njësive speciale afgane, që kanë luftuar përkrahë trupave amerikane, por që kanë ikur në Iran për tërheqjes së SHBA-së vitin e kaluar, tani po rekrutohen nga ushtria ruse për të luftuar në Ukrainë, thanë për agjencinë Associated Press tre ish-gjeneralë afganë.

Ata thanë se Rusia dëshiron të rekrutojë mijëra ish-komando elitare afganë “në legjionin e huaj”, duke u ofruar pagesë mujore prej 1.500 dollarësh duke u ofruar strehim për ta dhe familjet e tyre dhe garanci se nuk do të dëbohen për në Afganistan, ku shumë besojnë se do të përballeshin me vdekje në duart e talibanëve.

“Ata nuk duan të shkojnë në luftë, por nuk kanë zgjidhje tjetër”, tha njëri prej gjeneralëve, Abdul Raof Arghandiwal, duke shtuar se dhjetëra komando në Iran, me të cilët ai ka komunikuar përmes mesazheve, kanë frikë se do të dëbohen për në Afganistan. “Më jep një zgjidhje? Çfarë duhet të bëjmë? Nëse kthehemi në Afganistan talibanët do të na vrasin”.

Arghandiwal tha se rekrutimi i komandove po udhëhiqet nga grupi i mercenarëve Wagner. Gjenerali tjetër, Hibatullah Alizai, që ishte shef i ushtrisë afgane para se talibanët të merrnin pushtetin, tha se përpjekjet për rekrutim po ndihmohen edhe nga ish-komandantët e forcave speciale afgane që jetojnë në Rusi dhe flasin gjuhën ruse.

Raportimet për rekrutime vijnë pas paralajmërimeve nga ushtarët amerikanë që kanë luftuar me forcat speciale afgane se talibanët do t’i vrasin këta ushtarë nëse i bashkohen armiqve të SHBA-së vetëm për të shpëtuar veten.

Një raport i Partisë Republikane në SHBA, i publikuar në gusht, paralajmëronte veçanërisht për rrezikun se komandot afganë – të trajnuar nga forcat amerikane – mund të ofrojnë informacione grupit militant, Shteti Islamik, Iranit apo Rusisë për taktikat e ushtrisë amerikane. Në raport po ashtu thuhej se ekziston rreziku që këta ushtarë t’iu bashkohen në luftë këtyre shteteve dhe grupeve.

Po ashtu, raportimet për rekrutimin e afganëve vijnë në kohën kur forcat ruse po përballet me përparimet ushtarake të Ukrainës, duke shtyrë presidentin rus, Vladimir Putin – që urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt – të shpallte një mobilizim ushtarak, duke detyruar pothuajse 200.000 rusë të iknin nga shteti me qëllim që t’i shmangeshin mobilizimit.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë nuk është përgjigjur për koment për këtë çështje. Ndërkaq, një zëdhënës i Yevgeny Prigozhin, i cili së fundi e ka pranuar se është themelues i grupit Wagner, ka hedhur poshtë pretendimet se ky grup po rekruton ish-ushtarë afganë, duke e cilësuar këtë ide si “të çmendur”./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANITA HARADINAJ PUTHI "RAMBON" E SAJ NË SKENË/ Ermal Mamaqi: Zakonisht Kryeministrat puthin gratë e tjera
Previous article TASHMË BISEDAT ONLINE PËRFUNDUAN/ Elgit Doda gati për të na treguar të gjithë historinë

s.autor

Postime të ngjashme

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë Botë

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

“TËRMET” POLITIK NË GJERMANI/ AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt Botë

“TËRMET” POLITIK NË GJERMANI/ AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT