• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Zbuloi të dhënat sekrete për ekstradimin e Ibrahim Licit, pezullohet punonjësja e…
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Zbuloi të dhënat sekrete për ekstradimin e Ibrahim Licit, pezullohet punonjësja e…

31 October, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Shkodrës ka pezulluar nga puna sekretaren që zbuloi të dhënat sekrete për ekstradimin e Ibrahim Licit nga Turqia për në Shqipëri.

Prokuroria ka nisur njëkohësisht hetimet ndaj punonjëses K.G.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka regjistruar procedimin penal nr. 1506, datë 26.10.2022, për kryerjen e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal, pas publikimit dhe shpërndarjes në disa media elektronike të një shkrese zyrtare të Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë pranë Prokurorisë së Përgjithshme dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, përmes së cilës është kërkuar përcjellja e dokumentacionit të nevojshëm me qëllim paraqitjen e kërkesës për ekstradimin nga Turqia për në Shqipëri të një shtetasi shqiptar”. thuhet në  njoftim.

Gjithashtu, vijojnë hetimet për zbulimin dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në mbajtjen, shpërndarjen dhe publikimin e shkresës në fjalë dhe të të dhënave të tjera sekrete, me qëllim përcaktimin e plotë të faktit dhe të përgjegjësisë ligjore të secilit prej tyre.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka regjistruar procedimin penal nr. 1506, datë 26.10.2022, për kryerjen e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal, pas publikimit dhe shpërndarjes në disa media elektronike të një shkrese zyrtare të Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë pranë Prokurorisë së Përgjithshme dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, përmes së cilës është kërkuar përcjellja e dokumentacionit të nevojshëm me qëllim paraqitjen e kërkesës për ekstradimin nga Turqia për në Shqipëri të një shtetasi shqiptar.

Duke qenë se mbi shkresën e publikuar në media është konstatuar i shënuar numri hyrës i protokollit të regjistrit të Seksionit të Ekzekutimeve dhe Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, janë krijuar dyshime se ajo ishte fotografuar dhe më pas shpërndarë pas hyrjes në këtë institucion.

Në këto rrethana, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ka kryer me përparësi një sërë veprimesh hetimore, si këqyrje e pamjeve të nevojshme filmike, pyetje dhe ballafaqim i personave me dijeni për veprën penale, këqyrje e aparatëve celularë etj.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme, janë grumbulluar të dhëna që tregojnë se shkresa e publikuar në media është fotografuar fillimisht nga shtetasja K.G., me detyrë sekretare në Seksionin e Ekzekutimeve dhe Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, e më pas kaluar nga aparati i saj celular, shpërndarë dhe publikuar në media.

Ndaj shtetases K.G., është marrë menjëherë masa e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës në prokurori, ndërkohë që po procedohet edhe penalisht për kryerjen e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal.

Gjithashtu, vijojnë hetimet për zbulimin dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në mbajtjen, shpërndarjen dhe publikimin e shkresës në fjalë dhe të të dhënave të tjera sekrete, me qëllim përcaktimin e plotë të faktit dhe të përgjegjësisë ligjore të secilit prej tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMI PER FASHËN MBI 800KWH/ Balluku: Faturimi i energjisë nis pas javës së parë të...
Previous article ALARM NË SERBI/ Raportime për bomba në 12 vendndodhje në Beograd

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT