• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
IU KONFISKUA PASURIA ME VLERË 3 MILIONË EURO/ Kush është Emiljan Shega, i dënuar për trafik droge me vlerë 10 milionë paund
Home
Breaking News

IU KONFISKUA PASURIA ME VLERË 3 MILIONË EURO/ Kush është Emiljan Shega, i dënuar për trafik droge me vlerë 10 milionë paund

28 October, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Sot Policia e Elbasanit ka konfiskuar pasurinë me vlerë 3 milionë euro, në pronësi të Emiljan Shegës, person me precedentë kriminalë në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë dhe Shqipëri.

Po kush është Emiljan Shega?

Emiljan Shega ka qenë subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. Atij i është dërguar formulari i pasurisë në vitin 2020, ndërsa në vitin 2010 është arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar lëndë narkotike me vlerë 10 milion paund.

Shega atë kohë u akuzua dhe u dënua nga gjykatat britanike pasi së bashku me gjashtë shtetas shqiptarë dhe tre britanik.

ARRESTIMI

Referuar “My London”, një gazete britanike që është marrë me shqyrtimin e rastit në kohën kur dosja ishte në gjykatë mësohet se Shega u arrestua aso kohe bashkë me disa persona të tjerë. Bëhej fjalë konkretisht për Xh. G, 31 vjeç, F. B, 23 vjeç dhe Emiljan Shega, 19 vjeç, të lindur në Shqipëri, të gjithë banorë Priory Gardens të Wembleyt, të cilët sipas Prokurorisë u përfshinë në një komplot për të kanalizuar miliona paund përmes një zyre këmbimi, me të cilat më pas të paguanin drogën e klasit A që shpërndanin.

Policia britanike njoftoi aso kohe 8 kg kokainë ishin fshehur nën dërrasat e dyshemesë si dhe u gjetën edhe rreth 100,000 £. Të ardhurat nga shitja e drogës, sipas hetimit u pastruan më pas përmes një zyre këmbimi. Dy persona të tjerë të tjerë, britanikë, u tha se krijuan kompani false dhe u regjistruan në byronë e këmbimit. Më pas, ata i dhanë detaje të rreme Drejtorisë së Ardhurave dhe Doganave. Në atë zyrë këmbimi, sipas dyshimeve u bë edhe pastrimi i 10 milionë paundëve, të cilët u kthyen në euro dhe që një pjesë e mirë e tyre, nuk u gjetën kurrë.

Bashkë me tre shqiptarët dhe dy britanikët, aso kohe u tha se ishin akuzuar arrestuar e hetuar edhe dy shqiptarë të tjerë, njëri prej të cilëve bëri betejë të fortë ligjore në krah të të cilit u vendosën avokatë britanikë. Por, shqiptarët e bashkë me ta Shega, u dënuan me dënime jo të vogla pasi sasia e madhe e lëndës narkotike që sipas policisë qarkullohej prej tyre në zonat më të populluara të Londrës ishte e klasit A, për të cilën edhe dënimet janë më të rënda. Më vonë emri i Emiljan Shegës u paraqit edhe në shkresat e policisë sonë që në 2020-n e vendosi nën verifikim pasurie për ta çuar në Gjykatë vetëm një vite më pas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ERE NUK VENDOS FASHËN/ Rama: Sot ka nxjerrë çmimin e ri, 44 lekë për çdo kilovat që i kalon 800 KW! Shteti do vijojë të…
Previous article LIGJI PËR KRYEMINISTRAT DHE MINISTRAT/ Berisha tregon kur do dorëzohet nisma në parlament

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT