• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKARKIMI I GLEDIS NANOS SJELL DEBAT TE SIGURIA/ Deputeti i PD: Kush ishin interesat që e çuan në largim? Çuçi: S’ka asnjë përplasje me SHBA-në
Home
Politikë

SHKARKIMI I GLEDIS NANOS SJELL DEBAT TE SIGURIA/ Deputeti i PD: Kush ishin interesat që e çuan në largim? Çuçi: S’ka asnjë përplasje me SHBA-në

27 October, 2022 s.autor Politikë

Komisioni i Sigurisë Kombërtare është përfshirë në debate, ndërkohë që në raportim ishte ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për buxhetin. Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj ka kërkuar sqarime nga ministri i Brendshëm pse është shkarkuar Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Si përgjigje, ministri tha se shkarkimi është bërë sipas ligjit. Ndërsa garantoi se nuk ka asnjë përplasje me partnerin strategjik, SHBA-të.

Pjesë nga debati

Ferdinand Xhaferraj: Që nga 13 shtatori, ne kemi kërkuar, 1/3 e deputetëve kemi kërkuar prezencën në mënyrë urgjente të ministrit të Brendshëm lidhur me situatën e rendit dhe shkarkimin e Gledis Nanos. E kërkuam këtë seancë urgjente sepse po atë ditë, aleati ynë strategjik, SHBA, ambasadorja Yuri Kim, në një status qartësonte se Gledis Nano ishte partner i fortë i SHBA me shumë kontribute dhe i dekoruar me arritje. Situata është shumë shqetësuese. Nëse nuk ishin interesat e aleatit strategjik, kush ishin interesat që e shkarkuan drejtorin? Ne kemi detyrime që të dalim nga politika për ti shërbyer interesave kombëtare.

Xhemal Qefalia: Sot jemi për të diskutuar për buxhetin. Të vazhdojmë me rendin e ditës se i shërben dhe kohës në dispozicion.

Bledi Çuçi: Shkarkimi dhe emërimi i drejtorit të Përgjithshëm është administrative dhe çdo procedurë është bërë sipas ligjit përkatës. E dyta, lidhet me partneritetin tonë, me SHBA. Ju garantoj dhe jam i bindur që edhe ju e dini po kaq mirë se s’ka asnjë përplasje me partnerin tonë strategjik. Ata kanë bërë falënderim për ish drejtorin dhe i kushtohet pjesës kur ka qenë drejtor i Antiterrorit dhe ka pasur lidhje më të ngushtë në atë pozicion. Nuk ka asnjë përplasje, madje asnjë korrespondencë lidhur me këtë gjë, kështu që nuk ka asgjë okulte sepse çdo shkak duhet të ketë dhe pasojën nëse duhet të ketë një situatë okulte që mbështjell këto lëvizje. Është çështje pa rëndësi për opinionin publik. Kam ardhur për sulmin kibernetik. Po pres raportin e FBI dhe Microsoft dhe doja të vija me raport profesionistësh e të mos flisnim me çfarë kemi parë deri tani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI ME VJOSA OSMANIN/ Presidentja e KE-së: Europa nuk është e plotë pa Kosovën
Previous article EMRI/ Arrestohet shqiptari që përdhunoi 15-vjeçaren në Britani, gjyqtari: Pavarësisht se ajo qante dhe lutej, ai nuk tregoi mëshirë

s.autor

Postime të ngjashme

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027 Politikë

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe... Politikë

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT