• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBETET JASHTË DREJTËSISË! KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Fatmira Hajdari
Home
Aktualitet
Drejtësi

MBETET JASHTË DREJTËSISË! KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Fatmira Hajdari

24 October, 2022 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPP-së, i cili vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtares Fatmira Hajdari.

“Lënien në fuqi të vendimit nr. 265, datë 18.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmira Hajdaraj (Hajdari).

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.

Trupa gjyqësore e KPA përbëhej nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë.

Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit vendosi shkarkimin e saj nga detyra, për shkak se kishte fshehur që i ishte refuzuar viza amerikane dhe nuk justifikonte 470 mijë dollarë.

Asoj kohe gjyqtarja Fatmira Hajdari dhe avokati i saj u mbrojtën duke thënë se, nuk kishte refuzim hyrje në SHBA, por thjeshtë një revokim të vizës deri në përfundimin e procesit të Vetingut dhe se kur ka plotësuar formularin për figurën, nuk e dinte se ia kishin anuluar vizën.

Por, Komisioni i Vetingut theksoi se anulimi i vizitës, që do të thotë ndalim për të shkelur në Amerikë, është bërë para se zonja Hajdari të dorëzonte formularin.

Njoftimi i KPA-së:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore,  Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.39/2020, datë 21.09.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatmira Hajdaraj (Hajdari) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 265, datë 18.06.2020.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 265, datë 18.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmira Hajdaraj (Hajdari).

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall, në Tiranë, më datë 24.10.2022.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROFILI/ Ato që nuk dini për kryeministrin e ardhshëm britanik, "indiani" i parë që do drejtojë Anglinë
Previous article "DO BEFASOHENI NGA DIÇKA E GUXIMSHME"/ Kush janë 3 shenjat e Horoskopit që do të kenë fat në dashuri këtë javë

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT