• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA NË UKRAINË/ Zyrtarët pro rusë formojnë milici lokale në Kherson: Të gjithë burrat që gjenden në qytet…
Home
Nderkombetare

LUFTA NË UKRAINË/ Zyrtarët pro rusë formojnë milici lokale në Kherson: Të gjithë burrat që gjenden në qytet…

24 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Administratorët e instaluar nga Rusia në rajonin ukrainas të Khersonit kanë njoftuar për formimin e milicisë lokale.

Ata argumentuan se të gjithë burrat që gjenden në qytet, ku aktualisht po kryhet evakuim, mund t’i bashkohen milicisë, nëse nuk janë duke u larguar, pasi Rusia nisi një valë të re të sulmeve me raketa dhe dronë në qytetin e afërt të Mikolajivit.

Përmes një postimi në Telegram më 24 tetor, autoritetet pushtuese thanë se burrat kanë “mundësi” t’i bashkohen njësive të mbrojtjes territoriale të qytetit, nëse zgjedhin që të mos evakuohen.

Për ditë me radhë, administratorët e instaluar nga Moska u kanë bërë thirrje banorëve që të largohen nga Khersoni.

Khersoni është një prej katër rajoneve ukrainase që Rusia thotë se i ka aneksuar, pavarësisht se ushtria ukrainase ka bërë përparime të mëdha në këtë zonë në javët e fundit.

Përderisa në Kherson autoritetet ruse po bëjnë thirrje që burrat t’i bashkohen milicisë, në rajonet e tjera ukrainase, që kontrollohen nga Moska, burrat po detyrohen që t’i bashkohen luftës. Kjo, sipas analistëve ligjorë, përbën shkelje të Konventave të Gjenevës sa i përket sjelljes në luftë.

Përderisa në Kherson, zyrtarët e instaluar nga Rusia po bëjnë përpjekje për të krijuar njësi të mbrojtjes territoriale, Moska po vazhdon sulmet në Mikolajiv, qytet që gjendet afër. Ky qytet është goditur nga sulmet ajrore dhe një ndërtesë banimi është raportuar se është shkatërruar.

Qe disa ditë, Moska po evakuon banorët nga Ukraina për në Rusi. Këtë lëvizje, Kievi po e cilëson si “deportim”. Këto evakuime po bëhen para betejës që pritet të zhvillohet për qytetin e Khersonit, kryeqytet i rajonit me po të njëjtin emër.

Hersoni është urë lidhëse me Gadishullin e Krimesë, që Rusia e aneksoi paligjshëm nga Ukraina më 2014.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, Interfax, që nga 18 tetor nga ky rajon janë larguar afër 25.000 persona./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOT NË TELEFONIN E DELIUT/ Si u zbulua plani për eleminimin e “Dine Çamit” (DETAJET)
Previous article "UKRAINA PO NDËRTON BOMBA TË PISTA"/ Lavrov: Rusia do ta ngrejë çështjen në OKB

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT