• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LËNDË PLASËSE, KOKAINË, ARMË E KANABIS/ Policia bën bilancin: 129 të arrestuar në një jave, 302 të tjerë të shpallur në kërkim
Home
Breaking News

LËNDË PLASËSE, KOKAINË, ARMË E KANABIS/ Policia bën bilancin: 129 të arrestuar në një jave, 302 të tjerë të shpallur në kërkim

23 October, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka vijuar kontrollin për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit të një jave janë arrestuar, proceduar 450 shtetas, nga këta: 129 janë arrestuar, 302 janë proceduar penalisht dhe 19 janë shpallur në kërkim.

Njoftimi:

Policia e Shtetit, në një javë!

✅Kontrolle intensive në terren, 24/7, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, në të gjitha fushat.

✅Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar 450 shtetas, nga këta: 129 janë arrestuar, 302 janë proceduar penalisht dhe 19 janë shpallur në kërkim.

✅Gjatë kësaj jave janë lokalizuar dhe kapur 26 shtetas në kërkim, nga të cilët 23 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

✅Janë finalizuar 28 operacione për goditjen e veprimtarive kriminale, kryesisht në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e narkotikëve.

✅Janë sekuestruar në total 13 armë zjarri, disa prej tyre të modifikuara dhe me silenciatorë, 4 armë gjahu, 2 thika, 2 mina me telekomandë, kapsolla detonatore, lëndë plasëse “C4”, municion luftarak, blindshpues dhe 2 radio si të Policisë.

✅Gjithashtu, janë sekuestruar rreth 140 kg kanabis, doza kokaine dhe kanabisi, bimë dhe fidanë narkotikë, mallra të ndryshme të kontrabanduara dhe shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtaria kriminale.

✅Dokumentimi, në kuadër të një hetimi proaktiv, i një banese të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, sekuestrimi i 78.2 kg kanabis, fidanëve e bimëve narkotike dhe i 2 armëve, si dhe arrestimi i 8 autorëve të dyshuar, ishin rezultatet e fazës së gjashtë dhe të shtatë të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, në Shkodër.

✅58.5 kg kanabis dhe municion luftarak u sekuestruan nga Policia, në Krujë, gjatë operacionit “Fokusi”, në një banesë me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, e cila ishte përshtatur për përpunim dhe përgatitje për shitje të kanabisit.

✅Një arsenal armësh i përbërë nga 4 kallashnikovë, 3 pistoleta, silenciatorë, 2 mina me telekomandë, lëndë plasëse dhe municion luftarak, u sekuestrua gjatë operacionit “Prevention”, në Elbasan. U vunë në pranga 2 shtetasit që dyshohet se do t’i përdornin për të kryer vrasje për llogari të grupeve kriminale.

✅Një person që qarkullonte me armë zjarri ndërkohë që ishte në kërkim për mashtrim u vu në pranga nga Policia e Tiranës, gjatë operacionit “Zastava”. U sekuestruan një armë zjarri dhe municion luftarak.

✅Operacioni “Intensive” i zhvilluar nga strukturat e DVP Lezhë çoi në pranga një shtetas që fshihte armë zjarri në banesë dhe 4 shtetas që drejtonin automjetet, nën efektin e drogave/alkoolit.

✅Policia e Tiranës ka finalizuar brenda 24 orëve, 2 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik. 5 punonjës të dy subjekteve call center të paregjistruara nga organet tatimore u vunë në pranga, 2 pronarët u shpallën në kërkim.

✅Gjithashtu, Policia e Tiranës ka finalizuar 2 operacione për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. U sekuestruan dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, u arrestuan 8 shtetas dhe u proceduan penalisht 3 të tjerë.

✅Një tjetër operacion për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale u godit nga Policia e Vlorës. U vunë në pranga 2 shtetasit që bashkëpunonin për shitjen e dozave kokainë dhe kanabis.

✅4 raste të veprimtarisë së paligjshme të lotarive të palejuara u goditën në Tiranë, Vlorë, Fier dhe Dibër. 5 shtetas u vunë në pranga, ndërsa 1 shtetas tjetër u shpall në kërkim.

✅Për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit janë finalizuar 2 operacione, në Tiranë dhe në Vlorë. 2 shtetas që transportonin emigrantë të paligjshëm u vunë në pranga.

✅522 000 euro të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara u sekuestruan gjatë operacionit “Eurot”, që u zhvillua në portin e Durrësit. U vu në pranga drejtuesi i autobusit ku u gjetën shuma e eurove dhe mallrat, si dhe 2 ndihmësit e tij.

✅Në kuadër të operacionit të koduar “Qafë Morinë” u arrestuan 2 shtetas që kaluan në PKK Qafë Morinë, mallra të kontrabanduara. Në pranga ranë edhe doganieri dhe dy punonjës të tjerë të Policisë Kufitare, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

✅Për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes u finalizuan 3 operacione, në Tiranë, Durrës dhe në Elbasan. 3 autorët e dyshuar u arrestuan në flagrancë.

✅4 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale u kapën nga strukturat e DVP Durrës, në kuadër të operacionit “Ëanted”, ndërsa 1 tjetër u kap nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “The night”.

✅ Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në kuadër të një procedimi penal proaktiv, ka ekzekutuar 24 masa të ndryshme sigurie, të caktuara nga Gjykata Vlorë, për falsifikim dokumentesh/formularësh, në kuadër të operacionit “Formulari”.

✅Në kuadër të operacionit “Rrjeti”, në Fier, u vu në pranga një 27-vjeçar, pasi ndiqej në kuadër të një procedimi proaktit dhe gjatë kontrollit iu gjetën doza kanabisi dhe iu sekuestruan pajisje për gjenerimin e kriptomonedhave.

✅Strukturat e DVP Gjirokastër finalizuan operacionet “Forest” dhe “Transporter 3”, si rezultat i të cilëve u arrestuan 4 shtetas dhe u sekuestruan drogë, shuma të mëdha parash dhe sende të kundërligjshme, që iu gjetën në automjetet dhe banesat e tyre.

✅Janë evidentuar dhe goditur 23 raste të krimeve mjedisore dhe 30 raste në fushën e krimeve ekonomike.

✅Janë evidentuar dhe goditur 39 raste në fushën e narkotikëve, 9 raste në fushën e lojërave të fatit, si dhe janë ndjekur ligjërisht 39 raste të dhunës në familje.

Policia Rrugore/Monitorim i pandërprerë i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, nëpërmjet mjeteve inteligjente, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Si rezultat i monitorimeve, janë pezulluar në total 719 leje drejtimi, nga të cilat: 566 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 113 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 40 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Përmes përdorimit të alkool-testuesve dhe si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, janë arrestuar 72 drejtues mjetesh, nga këta: 52 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 20 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 12 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 4 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike.
Policia Kufitare/Kontrolle intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Të angazhuar për t’iu ofruar qytetarëve në hyrje/dalje, në pikat e kalimit kufitar, shërbim sa më cilësor.

Në bashkëpunim me DVP-të përkatëse, janë goditur 9 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, 2 shtetas për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 1 shtetas për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”, 1 shtetas për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe 1 shtetas tjetër për “Trafikimi i mjeteve motorike”.
✅Janë evidentuar 4 raste të krimeve kundër personit, nga këto 1 vrasje me mjete shpuese dhe 3 plagosje me armë të ftohta. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm nga të gjitha strukturat policore në vend është bërë e mundur zbardhja e ngjarjeve, identifikimi dhe arrestimi i të gjithë autorëve të ngjarjeve të rënda kundër personit.

Njëkohësisht vijon puna e thelluar hetimore për grumbullimin e provave, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, kapjen dhe ndalimin e autorëve dhe personave të tjerë të përfshirë.

Siguria në shkolla është prioritare dhe në këtë kuadër bashkëpunimi i përditshëm me oficerët e sigurisë, stafet pedagogjike dhe bordet e prindërve, është i domosdoshëm për të parandaluar dhe trajtuar çdo problematikë që mund të shfaqet në shkolla dhe që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërive, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I RIU I SHTRIRË NË SHTRATIN E SPITALIT/ Berisha publikon foton e Leart Kurtit: Hematomat e shkaktuara nga goditjet! Xhelatët i morën jetën...
Previous article PLANET PËR TË ZGJERUAR FAMILJEN DHE RAPORTI ME EINXHEL DHE DAGZ/ Sarah Berisha dhe Dj Pm zbulojnë gjithçka

s.autor

Postime të ngjashme

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë Aktualitet

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT