• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
500 MIJË EURO NË TAVANIN E AUTOBUZIT/ Dëshmia e shoferit: Dua avokat mbrojtës! (DYSHIMET)
Home
Aktualitet
Kronikë

500 MIJË EURO NË TAVANIN E AUTOBUZIT/ Dëshmia e shoferit: Dua avokat mbrojtës! (DYSHIMET)

21 October, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në portin e Durrësit, ku një sasi e konsiderueshme parash, rreth 500 mijë euro, janë gjetur në një autobus.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj ka raportuar për BalkanËeb se autoritetet kanë ndaluar shoferin e autobusit, shtetasin Elidin Çela.

Në dëshminë për policinë në momentin e ndalimit, Çela nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por ka kërkuar avokat mbrojtës për të dhënë deklarimin.

“Kërkoj avokatin tim mbrojtës. Vetëm në prani të tij do të flas për policinë”, ka deklaruar shoferi.

 

 

Oficerët janë të bindur se Çela di më shumë për vendin e origjinës të shumës së parave të gjetur në autobus, ndërsa mësohet se operacioni është kryer nga Drejtoria e Policisë Tiranë.

Njoftimi i policisë: 

Durrës/Informacion paraprak.

Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë ditës së sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eurot”, është ushtruar kontroll i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës.

Si rezultat i informacioneve dhe kontrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të një autobusi janë gjetur të fshehura 6 qese plasmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 500 000 euro.

Nga Policia e DVP Durrës janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e personave të përfshirë.

Në përfundim të veprimeve do të japim informacion të plotë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U GJET I VRARË NË KANAL/ Zbulohet kontakti i fundit i 34-vjeçarit në Fushë Krujë, nëna: E pyeta nëse donte...
Previous article "MINISTRAT NUK KANE RRITJE PREJ 9 VITESH"/ Rama: Pedagogëve u janë rritur pagat më shumë se të tjerët

F.autor

Postime të ngjashme

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike Aktualitet

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT