• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRCËNIMET NË INTERNET/ Si u SHANTAZHUA guaja e martuar nga kolegu në Tiranë, për foton nga krevati
Home
Aktualitet
Kronikë

KËRCËNIMET NË INTERNET/ Si u SHANTAZHUA guaja e martuar nga kolegu në Tiranë, për foton nga krevati

19 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ngacmimet dhe shantazhet e vazhdueshme, në Instagram që dy të rinjtë Kenado Shira, 17 vjeç, dhe Renato Hasula, po 17 vjeç, (djem tezesh) kanë bërë kundrejt vajzës së Fiqiri Mjeshtrit, shkaktuan tragjedinë mesditën e 12 tetorit në Klos, me tre viktima dhe dy të plagosur.

39-vjeçari qëlloi disa herë me pistoletë në rrugën kryesore të qytetit, duke lënë të vdekur në vend 17-vjeçarin Kenado Shira, ndërsa babai i tij, Liri Shira ndërroi jetë rrugës për në spital.

Autori, Fiqiri Mjeshtri u gjet i vetëvrarë në shtëpinë e tij në fshatin Dars. Në këtë masakër mbetën të plagosur dhe babë e bir, Eglantin dhe Renato Hasula. Në dëshminë e saj para hetuesve, vajza e autorit është shprehur se ajo shantazhohej nga dy kushërinjtë në Instagram dhe se kishte disa ditë që nuk shkonte në shkollë.

Por ky nuk është krimi i vetëm që ka ndodhur nga kërcënimet në internet, ekspertë të policisë kanë ngritur alarmin për prindërit referuar denoncimeve të kryera mbi shantazh, gjobëvënie dhe përndjekje përmes rrjeteve sociale Facebook, Instagram, Snapchat.

Një oficer i policisë për mediat tregoi për historinë e një marrëdhënie seksuale e cila kaloi në shantazhe mes një gruaje të martuar me kolegun e zyrës.

“Shembulli më ekstrem, është ai i një gruaje të martuar që u lidh me kolegun e zyrës dhe përmbi dy vjet u shantazhua për një fotografi, ku të dy janë në krevat. Ajo u detyrua të kallëzojë së pari tek i shoqi për lidhjen dhe më pas të dy erdhën në polici“, tha oficeri.

Kolegu i zyrë kishte një alibi, që pavarësisht këmbënguljes nuk e shpëtoi nga burgu. “Jam beqar dhe Z., nuk ishte dakord që të ndaheshim. Gjithçka është një hakmarrje e ulët”, këmbënguli i riu, që pavarësisht kësaj alibie, aktualisht mbahet në paraburgim për akuzën e përndjekjes dhe të kanosjes.

Policia e shtetit here pas here ka paralajmëruar qytetarët të bëjnë kujdes me përdorimin e rrjeteve sociale pasi kohët e fundit janë rritur rastet e denoncimeve për shantazhe nga profile false. Autorët krijojnë adresa false dhe pasi marrin të dhënat personale, ata kërkojnë në favor shuma parash ose të dhënat sensitive do i bëjnë publike tek të afërmit./VoxNews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT POLITIKANI AMERIKAN/ Poston një video me pullë të kuqe për... sensibilizim
Previous article RRËFIMI/ Floriana Garo nuk e lë burrin të dalë nga shtëpia: Jam shumë xheloze

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT