• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VENDIMI QË MINOI PAQEN/ Australia tërhiqet nga njohja e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit
Home
Nderkombetare

VENDIMI QË MINOI PAQEN/ Australia tërhiqet nga njohja e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit

19 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Australia ka anuluar një vendim të marrë katër vjet më parë për të njohur Jerusalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit.

Vendimi i vitit 2018 ka minuar paqen dhe e ka vendosur Australinë një hap pas me kombet e tjera, thuhet në deklaratën e Ministres së jashtme Penny Wong. Ajo theksoi se Australia mbetet një “mike e palëkundur” i Izraelit ndërsa ambasada e saj do të qëndrojë në Tel Aviv.

Statusi i Jeruzalemit është një nga çështjet më të kontestuara mes Izraelit dhe palestinezëve. Ministria e Jashtme izraelite ka shprehur “zhgënjimin e thellë” ndaj vendimit të Australisë dhe do të marrë në pyetje ambasadorin e këtij shteti.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është kritikuar në nivel global më 2017, kur e ka ndryshuar politikën amerikane, duke njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Amerikane u zhvendos nga Tel Avivi në Jerusalem në maj 2018.

Disa muaj më vonë, ish-kryeministri australian, Scott Morrison,në atë koha tha se qeveria e tij do të vepronte njëlloj si SHBA-të.  Morrison ka thënë se Australia do të njohë Jerusalemin Perëndimor menjëherë, por nuk do ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi derisa të arrihet një zgjidhje paqeje.

Penny Wong e quajti vendimin e ish-qeverisë një “lojë cinike” për të fituar mbi votuesit hebrenj përpara zgjedhjeve në Australi.  Mbretëria e Bashkuar aktualisht po shqyrton zhvendosjen e ambasadës së saj në Jerusalem. Hondurasi, Guatemala dhe Kosova janë të vetmet vende të tjera përveç SHBA-së me ambasada në qytet.

Ndërsa Izraeli e konsideron Jerusalemin si kryeqytetin e tij “të përjetshëm dhe të pandarë”, palestinezët pretendojnë Jerusalemin Lindor – të pushtuar nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 – si kryeqytetin e një shteti të ardhshëm. Sovraniteti izraelit mbi Jerusalemin nuk është njohur kurrë ndërkombëtarisht, dhe sipas marrëveshjeve të paqes izraelito-palestineze të vitit 1993.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAHANA PËR MËNGJES/ Rama bisedë me pronarin e hotelit në Gjirokastër, e pyet sa e paguan kamarieren
Previous article BARKU I FRYRË NË MENOPAUZË? Zbuloni se cilat janë shkaqet dhe çfarë mund të bëni

s.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT